Zvicra sërish ndihmon shërbimin e zjarrfikësve

Gjilan – Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim saktësisht Shërbimi i Zjarrfikës dhe Shpëtimit ka pranuar një donacion shumë të rëndësishëm si nga vlera e sajë ashtu edhe për nga rëndësia tha Blerton Ajeti.
Blerton Ajeti drejtor për mbrojtje dhe shpëtim tha se ky donacion përfshinë gypa, pistoleta për shtypje të lartë, helmeta, shpërndarës të gypave dhe shumë elemente të cilat kanë qenë të domosdoshme për intervenim dhe të cilat hynë në operim me një herë.
“Ne e falënderojmë në mënyrë të veçantë shtetin zviceran dhe bashkatdhetarin tonë Azis Asllani i cili me një përkushtim të madh ka ndihmuar në vazhdimësi këtë drejtori. Të gjitha këto donacione ndikojnë direktë në operim dhe i dedikohen qytetarëve të Komunës së Gjilanit që emergjencat e mundshme të menaxhohen shpejtë saktë dhe mirë” tha Ajeti.
Ajeti tha se ky është përkushtimi jonë për qytetarët tonë që në raste të tilla emergjente të jemi të shpejtë dhe afër tyre dhe me mundësit tona të intervenojmë në eliminimin e dëmeve, ose ato të jenë sa më të vogla./rajonipress/