Eko Higjiena

Zvicra paralajmëron padi për Azem Sylën?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Rasti i ish deputetit të Parlamentit të Kosovës, Azem Syla është drejt përfundimit. “Procedura ka ecur mjaft shumë përpara. Hetimi penal për mashtrim do të përmbyllet në javët në vijim”, ka thënë një zëdhënëse lidhur e rastin.

Në mars të vitit 2012 prokuroria kishte hapur hetimet kundër Sylës, duke u mbështetur në një kallëzim penal të bërë nga fondi (arka) i kompensimeve e Solothurnit. Kallëzimi ka të bëjë me “shfrytëzimin e bërë padrejtësisht të të ardhurave suplementare në vlerë të 426 mijë frangave. Gjykata Administrative e Soloturnit në shkurt të vitit 2012 në vendimin e saj kishte konstatuar se Azem Syla “kishte shfrytëzuar apo madje edhe abuzuar në mënyrë të konsiderueshme për vite me radhë sistemin e këtushëm social”.

Lidhur me këtë konstatim gjykata në fjalë kishte vëtetuar vendimin e mëparshëm për dëbimin nga Zvicra të Sylës, përcjell albinfo.

ARKATANA

Azem Syla ka ushtruar ankesë ndaj këtij vendimi, duke e shtyrë lëndën deri në Gjykatën Federale, si shkalla më e lartë e gjyqësisë, shkruan solothurnerzeitung.ch. Por, pas vendimit negativ, ai në muajin maj të vitit 2012 ai ishte detyruar të braktiste Zvicrën.

Ish komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së gjatë luftës në Kosovë, Syla në vitin 2010 qe zgjedhur deputet në Parlamentin e Kosovës, përkundër faktit se zyrtarisht ishte i regjistruar se jetonte në Biberist, Kantoni Solothurn i Zvicrës, shkruan gazeta.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.