Fundamenti

Zvicra në këmbë për të mos lejuar dëbimin e Arlind Lokajt

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Autoritetet zvicerane të kantonit të Ticinos kishin marrë vendim për dëbimin e të riut Arlind Lokaj, për në Kosovë. Por një certifikatë mjekësore, e cila tregonte gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore, kishte shtyrë dëbimin. Kjo temë ka hapur debat pro dhe kundër, duke nxitur edhe protesta.

Një deputet i legjislaturës së kantonit të Ticinos, ka reaguar duke kërkuar edhe një herë shqyrtimin e vendimit për mos depërtim për në Kosovë të Arlindit, pasi kishte parë një foto të tij hipur në kalë. Deputeti Massimiliano Robbiani, ka thënë se si është e mundur që një djalë me shëndet jo të mirë, të qëndrojë i qetë mbi një kalë.

Përveç kësaj ai ka thënë, se edhe sikur të jetë e vërtetë, që Arlindi nuk është mirë me shëndet, kjo nuk është arsye që ai të vazhdojë qëndrimin në Zvicër, pasi mund të shkojë dhe të vazhdojë trajtimin për shërim në Kosovë.

KKVITI

Muajin e kaluar qindra të rinj kishin marshuar në Bellinzona duke kundërshtuar dëbimin e Arlindit nga Zvicra. Disa nga motot e protestës ishin: “Arlindi është një prej nesh”, “Larg duart nga Arlindi ynë”, dhe të tjera të ngjashme.

Arlindi i kishte shpëtuar dëbimit, pasi në momentet e fundit kishte paraqitur te autoritetet një certifikatë mjekësore, e cila tregonte për gjendjen për gjendjen e tij jo të mirë shëndetësore, dhe për nevojën e trajtimit të tij në Zvicër.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.