Zvicra në duart e Shaqirit
Nuk i kishte mbushur ende 20 vjet, kur e kishte fituar çmimin e futbollistit të vitit në Zvicër. Një rekord, pasi ishte bërë lojtari më i ri i të gjitha kohëve, i cili e fiton këtë premi prestigjioze individuale.
Shaqiri, djalë i prindërve shqiptarë, i lindur në Gjilan, njëri nga qytetet më hë mëdha të Kosovës, i cili në vitin 1991 bënte ende pjesë në Jugosllavinë e atëhershme.
Me familjen e tij, u transferua si fëmijë në Zvicër, duke u rritur në kushte modeste në Augst, në kantonin e Baselit.
I gjatë 169 centimetra, e ka një muskulaturë e cila i bashkohet besimit të madh që e posedon ai, duke u përballur pa problem fizikisht me lojtarët shumë më të mëdhenj se ai.
Iniciativat e tij shpesh shkaktojnë panik në mbrojtjet kundërshtare, falë një teknike dhe një vizioni të lojës, tashmë të parë nga të gjithë, dhe që është në gjendje të krijojë raste për gol për bashkëlojtarët.
Magazina zvicerane “Blick” me të drejtë e quan “Xhuxhi Magjik”. Paraqitjet e tij bindëse me Baselin, i kanë shtyrë drejtuesit e Bayern Munichut që ta transferojnë më 9 shkurt 2012, duke shpenzuar 12 milionë euro dhe duke nënshkruar me të kontratë pesëvjeçare, e cila hynte në fuqi nga 1 korriku i atij viti.
Në Bundesligë, ka nisur të luante në rregullsi, sepse trajneri Jupp Heynckes e konsideronte si zëvendësuesin e Franck Ribery.
Viti i parë gjerman për të ishte i jashtëzakonshëm, pasi e fitoi Ligën e Kampionëve, titullin e Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë, me një ‘treshe’ historike.
Pas largimit të trajnerit Heynckes, Pep Guardiola nuk e ka ‘parë’ si një lojtar të rëndësishëm, por në fund Shaqiri i ka shtuar në vitrinën e tij edhe tre tituj të rëndësishëm: Bundesligën, Kupën gjermane dhe Botërorin e klubeve, shkruan “Corriere dello Sport”.
Shkëlqimi në Botëror
Nëse në sezonin e fundit nuk luajti sa duhet, si rezultat i lëndimeve dhe mungesës së besimit nga trajneri Pep Guardiola, kjo nuk nënkupton se ai nuk do të shkëlqente në Botëror.
22 vjeçari e udhëhoqi Zvicrën drejt së tetës së finales në Brazil, duke realizuar tre gola ndaj Hondurasit. Ai u prit si hero, me t’u kthyer në Zvicër.


