GRANDEMALL

Zvicra ndihmon shëndetësinë Vitiase

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur në takim kryetarin e organizatës (Le Fonds d’Aide Internationale au Développement) F.A.I.D, Dr. Pierre-Yves Amgwerd si dhe Yves Blanc nga shtetit Zviceran të cilët kanë sjell një donacion me mjete mjekësore. Pjesë e këtij delegacioni ishte edhe bashkëvendësi ynë Zaim Hoxha i cili ka lobuar që ky donacione të vijnë në Viti.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i falënderoj organizatën F.A.I.D për donacionin e sotëm i cili sipas tij do të lehtësoj punën e mjekëve në Viti duke potencuar se donacionet e tilla nga shtetet mike si Zvicra janë një dhuratë e veçantë për qytetarët Vitias. “Më lejoni që të ju falënderoj për donacionin e sotëm e cila është shumë e rëndësishme për punën e mjekëve, por edhe për qytetarët tanë pasi me këtë pritet të përmirësohen shërbimet mjekësore ndaj qytetarëve tanë” u shpreh Haliti.

Ndërkaq Kryetari i F.A.I.D, Pierre-Yves Amgwerd tha se shpresojmë se sadopak ky donacion do të shërbej qytetarëve të Vitisë. “Sot po ndihem shumë mirë pasi që me të vërtetë populli i Kosovës është shumë mikpritës, andaj kjo po më bënë që të ndihem si Kosovar” u shpreh Amgwerd.

FIDANISHTJA

Haliti tha se vet fakti se keni dhënë një donacion Komunës se Vitisë tregon se ju jeni një mik i madh i këtij vendi. Përndryshe në këtë donacion përfshihen mjete dhe inventar mjekësor si tavolina operacioni, tavolina të gjinekologjisë, shtretër lëvizëse etj.

Gjithashtu gjatë këtij takimi përfaqësuesit e kësaj organizate kanë theksuar se do ti shkojnë mundësitë që edhe në të ardhmen ta mbështesin Vitinë me donacione. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.