ARKATANA

Zvicra nderon Blerim Xhemailin për kontributin 12 vjeçar në Përfaqësuese

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Blerim Xhemaili është pensionuar nga futbolli aktiv në fund të sezonit të kaluar pas një karriere të shkëlqyer.

Ish-mesfushori shqiptar ka bërë një karrierë të gjatë në klube të mëdha si Zurich, Bolton, Torino, Parma, Napoli, Galatasaray, Genoa, Bologna, Montreal Impact e Shenzen.

Xhemaili i dha fund karrierës së tij aty ku e nisi te FC Zurich, derisa ka dhënë kontribut të madh edhe te Përfaqësuesja e Zvicrës.

ARKATANA

37-vjeçari ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Zvicrës, derisa te ajo A ka zhvilluar 69 ndeshje.

Ish-legjenda e Zurichut në 12 vite sa ishte pjesë e Zvicrës nga 2006 deri më 2018 ka realizuar 10 gola dhe ka asistuar në gjashtë të tjerë.

Në ndeshjen e fundit që Zvicra e zhvilloi ndaj Bjellorusisë, Xhemaili u nderua nga Federata e Futbollit të Zvicrës dhe mori duartrokitje të panumërta nga tifozët për kontributin e dhënë për helvetikët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.