RCCOLA

Zvicra mbështet aktivitetet e Kuvendit Komunal në Kamenicë

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Lidhur me planin e punës të Kuvendit komunal, për vitin 2015 është organizuar punëtoria nga Kuvendi komunal në bashkëpunim me programin në mbështetje të decentralizimit dhe vetëqeverisjes lokale (DEMOS), program ky i financuar nga Agjencioni Zviceran për Zhvillim (SDC). Partnere e këtij programi është edhe komuna e Kamenicës.

DEMOS-in e përfaqësonin, Fatime Rrahmani dhe konsulenti Ramadan Klisurica. Të pranishëm në këtë punëtori pos kryesuesit Bajram Dermaku, ishin edhe këshilltarët e Kuvendit komunal dhe drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësues të disa zyrave komunale, raporton rajonipress.

Ky është takimi i dytë në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Kamenicës me përfaqësues të DEMOS-it.

Mobi Casa

Gjatë punëtorisë është arritur të krijohet një version i planit të punës së Kuvendit komunal i cili plan pritet të plotësohet edhe gjatë ditëve të ardhshme, si dhe të aprovohet në seancën e ardhshme të Kuvendit të komunës.

Fatime Rrahmani, foli për fushë veprimtarinë e DEMOS-it, dhe bashkëpunimin që do të kenë me komunën e Kamenicës.

Kryesuesi i Kuvendit komunal, Bajram Dermaku, e falënderoi angazhimin e DEMOS-it, për t’a ndihmuar komunën në disa fusha, por nuk e la pa e përmendur edhe ish projektin LOGOS, për kontributin e dhënë në komunën tonë.”Kamenica shquhet për transparencë dhe llogaridhënie dhe ne po bëjmë çmos që Asambleja Komunale e Kamenicës të jetë shembull i funksionimit të të gjitha organeve të saja” ka thënë Dërmaku./rajonipress/