UBT

Zvicra llogarit në Ademin

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Orhan Ademi është ftuar për herë të parë në përfaqësuesen U-21 të Zvicrës. Futbollisti shqiptar po kalon momente të mira në ekipin gjerman, Eintracht Braunschweig pasi u transferua këtë verë nga ekipi austriak, SC Rheindorf Altach, ku kishte kaluar katër sezone.

20-vjeçari është lider me ekipin e tij në Bundesliga 2, ndërsa ka realizuar tre gola këtë edicion, pas nëntë xhirosh të zhvilluara. Për këtë, selektori Pierluigi Tami e ftoi për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropian ndaj Gjermanisë, më 12 e 16 tetor.

Trajneri zviceran e ka lavdëruar futbollistin shtatgjatë. “Është një lojtar interesant, 1,90 cm i gjatë, një 9-sh klasik”, theksoi Tami për uebfaqen zvicerane 20min.ch.

Uji Dea

Për momentin, Ademi nuk ka zënë ende vend në formacionin bazë të ekipit gjerman, pasi që konkurrenca aty është mjaft e madhe.

“Jam përballur me një konkurrencë të fortë këtu. Para se të mendoj për gjëra të tjera, më duhet të vazhdoj të koncentrohem në këtë kampionat, ku jam duke mësuar dhe zbuluar gjëra të reja”, tha futbollisti shqiptar nga Kumanova e Maqedonisë.

Mediat zvicerane e konsiderojnë Ademin si pasardhës të lojtarëve si Gavranovic, Ben Khalifa e Mehmedi, në ekipin U-21 të Zvicrës.