RCCOLA

Zvicra, krenare me ne, sfida me Argjentinën e veçantë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sulmuesi shqiptar i Zvicrës, Admir Mehmedi, ka deklaruar se përballja me Argjentinën e Lionel Messit është një sfidë e veçantë, sepse sipas tij, për herë të parë ekipi helvetik do të luajë në 1/8 e finales së Kupës së Botës ‘Brazili 2014’.

Zvicra dhe Argjentina do të sprovojnë forcat të martën mbrëma në 1/8 e finales. Zvicra e cila në mesin e vet ka pesëshen shqiptare, Valon Behramin, Xherdan Shaqirin, Granit Xhakën, Blerim Xhemailin e Admir Mehmedin, përballjes me argjentinasit do t’i hyjë me ambicie që të bëjë më të mirë, edhe pse skuadra e Argjentinës llogaritet favorite.

Mehmedi në konferencën për media para duelit më Argjentinën, tha se është i vetëdijshëm se përballë do ta kenë një skuadër të madhe, por ai beson se Zvicra mund të bëjë surprizën e madh të këtij Botërori.

Mobi Casa

“Është një ndeshje e veçantë sepse për herë të parë që nga Botërori 2006 do të luajmë në 1/8-ta dhe për më tepër kundër një vendi të madh siç është Argjentina, që është edhe një prej favoritëve. Zvicra gjithsesi është krenare për ne, por nëse do të bënim surprizën, atëherë një entuziazëm i madh do të shpërthente në vendin tonë, ndoshta edhe në të gjithë botën”, ka thënë Mehemdi.

Sulmuesi shqiptar në këtë Botëror ka shënuar një gol në fitoren kundër Ekuadorit.