Eko Higjiena

Zvicra ia bllokon Ç. Ramadanit 32.000 franga dëmshpërblim të lejuara nga gjykata

/ 2 minuta lexim
HW

Ai ishte dënuar pa të drejtë për sulm të armatosur kundër autoriteteve në Zvicër. Gjykata Federale e kishte shpallur mbajtjen e tij të atëhershme në burg si të padrejtë dhe e kishte detyruar Kantonin e Aargaut që t`i paguante atij nga 100 franga për një ditë burgu, që i binte 32.000 franga.

Çëndrim Ramadani, është dënuar me 175 vjet burg muaj më parë nga një gjykatë turke për vrasjen në pritë (bashkë me dy persona tjerë) të tre ushtarëve dhe policëve turq. Akti terrorist ka ndodhur në vitin 2014.

Shqiptari sot 25 vjeçar, i cili ishte rritur në Brugg të kantonit Aargau, Zvicër, ishte pjesë e strukturave terroriste që luftonin në Siri për “Shtetin Islamik”.

Por, para aktit të përmendur për të cilin ai është bërë fytyra më e njohur e xhihadizmit nga Zvicra, Çëndrimi kishte pasur një problem me autoritetet zvicerane. Ai, siç shkruan sot gazeta “Aargauer Zeitung” ishte dënuar pa të drejtë për sulm të armatosur kundër autoriteteve në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Gjykata më lartë e Zvicrës, Gjykata Federale e kishte shpallur mbajtjen e tij të atëhershme në burg si të padrejtë dhe e kishte detyruar Kantonin e Aargaut që t`i paguante atij nga 100 franga për një ditë burgu, që i binte 32.000 franga.

Fundamenti

Mirëpo, për shkak të afërsisë së tij të dëshmuar më vonë me terrorizmin, dëmshpërblimi që i ishte njohur, i është bllokuar. Sipas ligjit, të gjithë personave të afërt me terrorin, u bllokohen paratë dhe burimet tjera ekonomike. Kështu pamundësohet që paratë të bien në duar të terroristëve, përcjell albinfo.ch. Në këtë frymë është vendosur që Çëndrim Ramadanit të mos i jepen ato para.

Megjithatë, ndërkohë Sekretariati Shtetëror për Ekonomi (Seco) duhet të gjejë një zgjidhje se si të mos i paguhet dëmshpërblimi personit të përmendur por pa e shkelur me këtë rast ligjin ndërkombëtar.

http://www.albinfo.ch/zvicra-ia-bllokon-c-ramadanit-32-000-franga-demshperblim-te-lejuara-nga-gjykata/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.