Zvicra alarmohet nga vizita e Kosovës

“Kosova së shpejti do të luajë në eliminatore për Botëror. Tash vjen përfaqësuesja e saj sërish në Zvicër. Frika më e madhe e tifozëve të futbollit të Zvicrës është: nëse lojtarët si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka do t’i largohen.
Tashmë Albert Bunjaku, një ish-reprezentues i Zvicrës, luan për Përfaqësuesen e Kosovës në miqësore. Një miqësore e tillë do të mbahet në Zvicër”, shkruan gazeta zvicerane “Blick” të enjten. E trajneri i Kosovës, Albert Bunjaki, thotë se Zvicra ka arsye të frikësohet.
Përfaqësuesja e Kosovës në futboll më 12 tetor (15:00) do të luajë ndeshje miqësore në Zvicër kundër skuadrës së kategorisë së dytë zvicerane, FC Will. Kjo ndeshje ka alarmuar zviceranët, pasi i frikësohen largimit të lojtarëve kyç të Zvicrës si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka që janë me prejardhje nga Kosova.
Në Zvicër frikësohen se mund të ndodhë i njëjti rast siç ndodhi me Albert Bunjakun, i cili iu bashkua Kosovës, ndonëse më herët kishte përfaqësuar vendin “helvetik”. Zviceranët pjesëmarrjen e Kosovës në eliminatore të botërorit 2018 e shohin si të mundshme dhe kjo i alarmon ata.
“Kosova së shpejti do të luajë në eliminatore për Botëror. Tash vjen përfaqësuesja sërish në Zvicër. Frika më e madhe e tifozëve të futbollit të Zvicrës është: nëse lojtarët si Xherdan Shaqiri e Granit Xhaka do t’i largohen”, shkruan gazeta zvicerane “Blick” të enjten. “Tashmë Albert Bunjaku, një ish-reprezentues i Zvicrës, luan për Përfaqësuesen e Kosovës në miqësore.
Një miqësore e tillë do të mbahet në Zvicër. Më 12 tetor në ora 15:00, Kosova do të luajë në ‘Wiler IPG Arena’ me skuadrën FC Will të Kategorisë së Dytë”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
© KOHA Ditore