Mobi Casa

“Zvicerani” kompozon himnin shqiptar

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ardian Luboja i njohur si DJ A-Boom bën pjesë në mesin e producentëve më të suksesshëm zviceranë të muzikës

Ardian Luboja, një shqiptar ri 21 vjeç me shtetësi zvicerane është i njohur si DJ A-Boom. Edhe pse fare i ri, ai bën pjesë në mesin e producentëve më të suksesshëm zviceranë të muzikës. Ai rrëfen për mediet zvicerane se si ndodhi të rikrijonte himnin e popullarizuar “100 vjet shtet”, që e këndon Noizy, të publikuar së fundi me rastin e festimeve të 100 vjetorit të shtetit shqiptar.

“Në tetor kisha një koncert në Malmö, Suedi dhe atje kalova disa ditë në studion e mikut tim DurimKid. U ndjeva shumë i motivuar dhe fillova menjëherë kompozimin. këngën e përfunduar Ia treguam në vazhdim Noizy-t, i cili tha se “kjo do të jetë kënga e himnit për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë”.

Uji Dea

Dy ditë pas publikimit në Youtube, më 29 nëntor kënga tashmë kishte marrë më shumë se gjysmë milioni klikime. Por, sukseset e mëdha në këtë fushë nuk janë diçka e re për Ardianin, “Të gjitha këngët që kam kompozuar dhe prodhuar deri më tash për Noizy-n, kanë qenë të suksesshme.

Kështu, kënga “Selam” është shikuar 3.404.998 herë në youtube, ndërsa kënga “Boll jena përça” 2.131.768. Po ashtu pjesa më e madhe e këngëve të Noizy-t janë kompozuar dhe prodhuar nga Ardiani. Dhjetë këngë tashmë janë të gatshme, thotë ai .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.