HW

Zviceranet të forta për Dritën

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Volejbollistet e Dritës në ndeshjen për CEV Cup nuk arritën t`ju bëjnë ballë volejbollisteve nga Zvicra VFM Franches-Montagnes e cila dëshmoi edhe në ndeshjen e dytë se janë më të mira së volejbollistet e Dritës.

Në këtë ndeshje ndërkombëtare volejbollistet e Dritës dhanë gjithçka nga vetja për rezultat të favorshëm por mysafiret të prirura nga Busquets Reyes Florencia Natasha, Edelman Nicole e Kronenberg Linda nuk lejuan që të ndodhë befasi.

Mysafiret gjatë tri setave treguan lojë agresive në rrjetë në pasime dhe në organizim të lojës duke ju shkaktuar vështirësi vashave të Dritës.

Në setin e parë mysafiret arritën të ngadhënjejnë me rezultat 12-25, ndërsa në setin e dytë volejbollistet e Dritës edhe pse humbën zhvilluan një set të mirë, mysafiret arritën të barazojnë tek në rezultatin 13-13 dhe përfunduan në mënyrë të tyre 22-25, në setin e tretë mysafiret plotësisht mbizotëruan në parket duke e përmbyllur më rezultat 12 -25.

Organizimi i ndeshjes ishte jashtëzakonisht në nivel të lartë duke dëshmuar se kur duam mundemi ti befasojmë ndërkombëtarët ndërsa edhe njëherë Shërbimi Policor i Gjilanit e kreu punën e saj siç është më së miri.

United Hospital

Ndeshjen në Palestrën Sportive “Bashkim Selishta”-Petriti e përcollën rreth 600 shikues.

Drita – Richardson, Asani, Dushica, Syla, Shabani, Jaha, Kadriu, Leka, Mehmeti, Orgtega, Ilazi, Hyseni.

Franches: Montagnes- Rothenbuehler, Buchëalder, Gerber, Edelman, Squyers, Vuilleumier, LiSciarini, Rebetez, Kronenberg, Castiglione, Zaloznik, Busquetes, Li Donze

Gjyqëtar: Chavadar Mareu (Bul), Iskra,Zidaniq-Orloviq (Cro)./sylejman ismajli/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.