Fidanishtja

Zviceranet: Sot na duhen “11 Behrama” për ta mposhtur Serbinë

/ 1 minutë lexim

Zvicra sonte luan ndeshjen e dytë në Kupën e Botës.

Helvetët në këtë xhiro do të ndeshen me Serbinë dhe fitorja është obligim, shkruan indeksonline.

Mirëpo mediat zvicerane shpresën më të madhe e kanë te futbollistët shqiptar, e në veçanti te mesfushori, Valon Behrami.

Fundamenti

33 vjeçari ishte fantastik në ndeshjen kundër Brazilit, duke e bërë që Neymar të duket si një futbollist i kalibrit të ulët.

“Blick” në ballinën e numrit të sotëm ka bërë formacionin e Zvicrës, duke përfshirë në çdo pozicion Valon Behramin.

Kujtojmë se futbollistët shqiptar që luajnë për Zvicrën janë kritikuar tejmase nga serbët për shkak të flamurit të Kosovës që mbartin në këpucët e tyre. /IndeksOnline/