Eko Higjiena

Zvicër: U refuzohet sjellja e nipit të adoptuar nga Kosova

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

​Një çift kosovarësh me shtetësi zvicerane ka adoptuar (birësuar) në vitin 2012 nipin 16 vjeçar nga Kosova dhe ka provuar ta sjellë atë në Zvicër, në emër të bashkimit familjar.

Pasi që autoritetet e kantonit Aargau, gjegjësisht zyra për migracion dhe pastaj edhe Gjykata Administrative e Kantonit e kishin hedhur poshtë këtë kërkesë, pala e dëmtuar kishte bërë ankesë në Gjykatën Federale si shkalla më e lartë e drejtësisë në vend. Edhe nga kjo gjykatë ka ardhur përgjigja negative.

“Ky adoptim është abuzues pasi që përmes tij është provuar të anashkalohen dispozitat e ligjit në fuqi për të huajt.

FIDANISHTJA

Gjykata në vendimin e saj ka shkruar veç tjerash se çifti i është përmbajtur dispozitave sa i përket moshës së lejuar parimisht për bashkim familjar, që është nën 18 vjet dhe vlen për fëmijët e pamartuar. Por çifti ka anashkaluar në mënyrë abuzive ligjin në fuqi. Kjo gjykatë arsyeton vendimin e gjykatës së kantonit e cila ka konstatuar se për çiftin nuk ka qenë në plan të parë bashkimi i familjes por krijimi i kushteve më të mira të jetesës për të birin e adoptuar.

Ai është rritur në Kosovë me prindërit e tij biologjikë dhe vëllezërit e motrat që rezulton se ka jetuar në një familje të rregullt. Ndërkohë i adoptuari është para përfundimit të maturës dhe së shpejti hn në moshën madhore.

Përveç që duhet të pranojë vendimin negativ, çifti detyrohet të paguajë edhe shpenzimet gjyqësore prej 2000 frangash./Albinfo.ch./

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.