RCCOLA

Zvicër: Shqiptari ushtron dhunë psikike dhe fizike ndaj të dashurës shtatzënë

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Policia zvicerane nga kantoni i St.Gallenit ka raportuar një rast dhune në një familje mes çiftit. Sipas raportit të policisë, rasti kishte të bënte me dhunë psikike dhe fizike, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Më 25 dhjetor, në ditën e Krishtlindjeve, policia mori një thirrje për një person të plagosur.

Mobi Casa

Një grua e moshës 30 vjeçe, e cila ishte shtatzënë, deklaroi se pas një zënke mes saj dhe të dashurit 28-vjeçar me shtetësi kosovare, u godit disa herë fizikisht dhe u kërcënua, duke i shkaktuar edhe dhunë psikike.

Po ashtu policia raporton se i dashuri i saj kosovar është arrestuar dhe po mbahet në stacionin policor. /Albinfo.ch
https://www.albinfo.ch/zvicer-shqiptari-ushtron-dhune-psiqike-dhe-fizike-te-dashures-shtatzane/