ARKATANA

Zvicër, përleshen 100 veta, përfshihen edhe shqiptarët

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Një përleshje mes 100 persona ka ndodhur të shtunën rreth orës 20:00 në Qarkun e vogël në mes të Baselit dhe Delemont.

Akoma nuk dihet se cili ishte shkaku i kësaj përleshje masive.

Por, sipas dëshmitarëve shkaku i rrahjes ishte një grua.Përleshja nisi fillimisht në mënyrë verbale para “Sheshit të Akullit” në mes të dy të miturve, një 15 vjeçari shqiptar dhe një moshatari të tij zviceran.

UBT

Më pas përleshjet u zhvendosën në drejtim të stacionit të trenit, i cili është rreth 650 metra larg.Policia e Basel-Landschaft, njofton se disa persona kanë pësuar lëndime të lehta, njofton Blick.ch.Me të mbërritur policia, personat e përfshirë në rrahje janë larguar në drejtime të ndryshme.

Dy grupe të ndryshme nga Thierstein dhe Laufental.“Me sa dihet, dy grupet janë të rinj dhe të rinj të rritur që identifikohen me rajonin Thierstein SO nga njëra anë dhe rajonin Laufental BL nga ana tjetër”.Organet e rendit janë akoma në kërkim të dëshmitarëve.

Sipas një dëshmitari në rrahje janë përdorur edhe thika dhe shkopinj bejsbolli.Ky tregon që përleshja nisi një për një, por që më pas shqiptari thirri shumë “përforcime”.Dëshmitari thotë se shokët e shqiptarit ishin dukshëm më të rritur “nga mosha 15 e deri në moshën 30 vjeçare”./eo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.