FITORJA

Zvicër: Kontroll special për pasagjerët nga Kosova!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kompanitë ajrore nga Kosova, Emiratet Arabe, Tanzania dhe Kenia duhet t`ua dorëzojnë të dhënat e udhëtarëve autoriteteve zvicerane

Për të parandaluar imigrimin ilegal, nuk mjafton vetëm kontrolli i kufijve dhe i aeroporteve zvicerane. Kështu kanë konstatuar autoritetet kompetente zvicerane, të cilat kanë pohuar se nga tetori i vitit të kaluar kontrollimi bëhet edhe në vendet e nisjes së imigrantëve potencialë ilegalë, që dmth. në aeroportet e vendeve “të dyshimta”.

Ndër këto vende është edhe Kosova!

Kompanitë ajrore që operojnë nga Prishtina, Dubai (Emiratet Arabe) Dar es Salam (Tanzani) dhe Nairobi (Kenia) janë të detyruara që Zyrës Federale për Migracion (BFM) t`ua dorëzojnë të dhënat e të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë me aeroplanët e tyre.

Mobi Casa

Ndërkaq, duke filluar nga shtatori, në këtë rreth aeroportesh të dyshimta do të hyjnë edhe ai i Moskës dhe i Stambollit, ka bërë të ditur për gazetën “NZZ am Sonntag” zëdhënësi i BFM-së Jürg Walpen.

“Me këto masa do të ndiohmohet përmirësimi i kontrollimit të kufijve dhe luftimi i migrimit ilegal”. BFM të dhënat që i merr nga kompanitë ua dorëzon autoriteteve të kontrollimit të kufijve. Këto të fundit pastaj kanë mundësinë që të shfrytëzojnë kohën e fluturimit të për t`i bërë kontrollimet e para.

Këto masa mundësojnë që në të ardhmen për çdo muaj në duart e mbikëqyrësve të kufijve të dorëzohen të dhënat personale të rreth 80 mijë pasagjerëve.
Sipas gazetës, kohëve të fundit është shtuar dukshëm numri i të huajve që shfrytëzojnë rrugën ajrore për të hyrë ilegalisht në Zvicër.(albinfoch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.