Zvicër, Hyka mund Gashin dhe Abrashin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Në Zvicër, Grasshopersi i Amir Abrashit, Shkëlzen Gashit dhe Imran Bunjakut humbi 1-2 në fushën e vet përballë Luzernit të Jahmir Hykës dhe Haxhi Nezirajt. Abrashi, Gashi dhe Hyka luajtën si titullarë, duke treguar një nivel të kënaqshëm loje.

Të parët shënuan miqtë me anë të Ragelovj në fundin e pjesës së parë dhe në të dytën ishte Kahlifa që barazoi për vendësit. Por në minutën e 86-të Luzerni shënoi edhe golin e fitores me anë të Kahraba, i futur në lojë në fraksionin e dytë. Sakaq, duhet thënë se Abrashi u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 69-të për një ndërhyrje të gabuar.

Pas kësaj jave Grassshopersi renditet në vendin e dytë me 28 pikë, ndërsa arrihet nga Luzerni, po me 28 pikë, por me golavarazh më të dobët. Ndërkohë, barazimi pa gola në fushën e Simurq i ka kushtuar vendin e parë në tabelën e renditjes Karabakut të Ansi Agollit dhe Admir Telit., transmeton Panorama

Fundamenti

Pas kësaj jave, kjo skuadër është parakaluar me një pikë nga Neftçi Baku, duke zbritur kështu në vend të dytë me 30 pikë, një më shumë se Kabala e vendit të tretë.

Nga shqiptarë dje në fushë u pa vetëm Agolli, i cili luajti si titullar deri në fund të takimit, ndërsa Teli për shkak të një dëmtimi vijon të jetë larg formacionit titullar të kësaj skuadre.