UBT

Zvicër: Gjendet i vdekur shqiptari me këmbë dhe duar lidhur

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Të martën policia ka dërguar një thirrje për dëshmitarët. Lutën njerëzit të cilët kanë njohur Arsen Memajn që të paraqiten. Sepse pas një muaji hetimesh, brigada kundër krimeve ka vështirësi të nxjerrë prova në lidhje me vdekjen e tij.

Mediet kanë treguar edhe fytyrën e të ndjerit, për të ecur më tej në hetime. Policia di se në kohën e saktë të zbulimit të tij viktima ishte i veshur me një markë të errët, një xhaketë të zezë Black Box me kapelë, me një xhins blu, çizme Landrover dhe është i gjatë 1.72 metra.

Në mes të qershorit trupi i burrit 26-vjeçar është gjetur në lumin Rhône, afër Verbois. Hetimet fillestare kanë treguar se trupi kishte mbetur në ujë për disa javë.

Hidromorava

Duart dhe këmbët, të lidhura

Sipas informatave të gazetës “20minutes”, viktima u gjet me duar dhe këmbë të lidhura. Një element që nuk drejton domosdoshmërisht policinë në teorinë e vrasjes. “Aktualisht, ne nuk preferojmë asnjë pistë”, ka përsëritur thjesht shërbimi policor për shtyp.

Arsen Memaj, me origjinë shqiptare, i njohur gjithashtu si Ermal Emaj, banonte në Zvicër pa leje qëndrimi. Ai nuk ishte i listuar për veprimtari kriminale. Kërkohen dëshmitarët potencialë që të kontaktojnë policinë në 022 427 72 40./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.