Eko Higjiena

Zvicër, Brunner-it nuk ia heq imuniteti afera me “therësit kosovarë”

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Komisioni për çështje juridike i Dhomës së Kantoneve me 6 vota ka kundërshtuar heqjen e imunitetit, 1 ka qenë kundër ndërsa 5 të përmbajtur.

Kryetari i SVP/UDC, njëherësh deputet nacional, Toni Brunner përfundimisht lirohet nga përgjegjësia penale në lidhje me aferën e afishes së publikuar në gushtin e vitit 2011 me tekstin “Kosovarët therin zviceranin”. Pas komisionit të Dhomës Nacionale i cili para rreth një muaji e kishte liruar nga përgjegjësia, këtë e ka bërë sot edhe komisioni i njëjtë i Dhome¨s së Kantoneve. Të dy kanë kundërshtuar t`ia heqin Brunnerit imunitetin parlamentar, transmeton albinfo.ch.

Komisioni për çështje juridike i Dhomës së Kantoneve me 6 vota ka kundërshtuar heqjen e imunitetit, 1 ka qenë kundër ndërsa 5 të përmbajtur.

Përfundimisht të dy komisionet kanë ardhur në përfundim se vepra penale që i ngarkohej nuk është aq e rëndë që të dëmtojë interesin publik.

Uji Dea

Burimi i gjithë kësaj është nga gushti i vitit 2011 kur një shqiptar nga Kosova ka plagosur me thikë një ish mundës zviceran dhe aktivist të SVP-së në Interlaken të Bernës. Me atë rast SVP/UDC kishte publikuar një afishe në të cilën fillimisht mund të lexohej teksti “Kosovarët therin zviceranin”. Pastaj, pas reagimeve medieve që nuk kishin lejuar botimin në atë formë teksti ishte kthyer në njëjës “Kosovari ther zviceranin”. Afishja ishte shpërndarë nëpër vende publike dhe nëpër medie, në kohën kur ishte duke rrjedhur fushata për referendumin për dëbimin e të huajve kriminelë.

Kosovari pastaj qe dënuar me 7 vjet burg për tentim vrasjeje me paramendim. Brunner, në cilësinë e kryetarit të partisë dhe përgjegjësit për fushatën zgjedhore pati marrë gjithë përgjegjësinë për afishen.

Dy kosovarë pastaj përmes një avokati zviceran kishin iniciuar një padi penale për diskriminim racor. Prokuroria shtetërore e Bernës, pasi e kishte nisur procedurën e kishte ndërprerë atë. Por gjykata e Lartë e Bernës, bazuar në një ankesë kishte detyruar prokurorinë në fjalë të hetonte më tutje për dhe t`ia kalonte procedurën një gjykate. Për këtë arsye prokuroria ka bërë kërkesën për heqjen e imunitetit parlamentar të Brunnerit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.