Fundamenti

Zvicër: 12 vjet burgim për vrasje me thikë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kryetari i Gjykatës theksoi se kosovari kishte treguar “një pamëshirshmëri mjaft spektakulare”, duke dhënë gjithsej tetë therje me thikë.

Dje albifno.ch pati shkruar për rastin e kosovarit që kishte goditur me thikë për vdekje një baba Cape verdian në vitin 2004, në Vevey (VD). Të enjten ai u dënua me dymbëdhjetë vjet burgim. Gjykata konstatoi se faji i tij ishte “i rëndë, shumë i rëndë”.

I vendosur jashtëzakonisht në Renens (VD), Gjykata Penale e Vaud-it Lindor mbajti akuzat për vrasje dhe tentim vrasje. Kryetari i Gjykatës theksoi se kosovari kishte treguar “një pamëshirshmëri mjaft spektakulare”, duke dhënë gjithsej tetë therje me thikë.

HW

Siç pati raportuar albinfo.ch edhe më herët, vrasësi në fjalë është një kosovar 35-vjeçar, i cili theri me thikë për vdekje “Nono”, një baba 26-vjeçar si dhe qenin (pitbull) e tij, derisa shokun e tij e kishte therur në shpinë. Ngjarja pati ndodhur në mes të ditës në qendër të Vevey-s, gjatë një përleshjeje të dhunshme.

Duhet theksuar se rrethanat e tragjedisë janë të paqarta. Gjykata, për shembull, nuk arriti të dijë se kush e kishte nisur dhe shkaktuar këtë grindje të dhunshme. Ajo ka mbajtur parasysh që takimi ka qenë i rastësishëm dhe se secili nga të pranishmit nxituan përleshjen, njofton albinfo.ch. Ajo gjithashtu arriti në përfundimin se arma e vrasjes, një thikë, i përkiste të akuzuarit.

http://www.albinfo.ch/zvicer-12-vjet-burgim-per-vrasje-me-thike/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.