Zverdhet Behrami, humb Mehmedi
Valon Behrami tashmë iu është kthyer futbollit, pas problemeve me lëndim, shkaku i të cilit iu kishte nënshtruar edhe një operacioni kirurgjik. Mesfushori kosovar të shtunën ishte titullar në ndeshjen që skuadra e tij, Hamburgu, e zhvilloi ndaj Borussia Dortmundit. Behrami ka luajtur deri në minutën e 60-të, por është ndëshkuar me karton të verdh.
Ky takim ka përfunduar pa fitues dhe pa gola, në Bundesligë. Në anën tjetër, skuadra e Admir Mehmedit është mposhtur me rezultat 1:0.
Sulmuesi shqiptar luajti gjatë gjithë ndeshjes ndaj Werder Bremenit, me të cilin ekip, pas pak ditësh, do ta zhvillojë një ndeshje miqësore Përfaqësuesja e Kosovës. /Zëri


