KKVITI

Zvarritja Speciale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Zyrtarët e Prokurorisë Speciale kanë deklaruar për “Zërin” se në fund të këtij muaji i skadon mandati kryeprokurorit David Schwediman, ndërsa nga fillimi i muajit të ardhshëm kompetencat do t’i kalojnë prokurorit Kwai Hong Ip. Ata thonë se Hong Ip do ta sigurojë vazhdimësinë dhe do ta ruajë ritmin e hetimeve. Por nga korriku i vitit të kaluar, kur ky institucion ndërkombëtar i drejtësisë është plotësisht funksional, ende nuk është ngritur asnjë aktakuzë, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se kryeprokurori i Gjykatës Speciale David Schwendiman përfundon mandatin e tij në fund të këtij muaji, Dhomat e Specializuara do ta vazhdojnë punën e tyre pa kurrfarë pengese. Kështu kanë bërë të ditur si nga Zyra e Prokurorit Special, ashtu edhe nga Zyra e Dhomave të Specializuara.

Mobi Casa

Christopher Bennett, zëdhënës në Zyrën e Prokurorit Special, ka thënë për “Zërin” se Kwai Hong Ip do të bëhet prokuror special më 1 prill, në mënyrë që ta sigurojë vazhdimësinë dhe ta ruajë ritmin e hetimeve, porse nga Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se shumë shpejt do të fillojë procesi i zgjedhjes së prokurorit të ri, me ç’rast do të shpallet edhe ftesa për aplikim për prokurorin special.

Maja Kocijançiq, zëdhënëse për Politikat e Jashtme të BE-së dhe për Politikën e Sigurisë, ka thënë se procesi për emërimin e një prokurorit të ri do të bëhet në përputhje me Ligjin mbi Dhomat e Specializuara, Prokurorinë Speciale, legjislacionin dhe procedurat e tjera përkatëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.