United Hospital

Zvarritja e rekomandimit për vizat, shqetësuese

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Komisioni Evropian ende nuk dihet se kur do ta publikojë rekomandimin për heqjen e vizave ose jo për Kosovën. Zyrtarët qeveritarë shprehen të sigurt se kjo do të ndodhë para pushimeve verore, përderisa njohësit e çështjeve të integrimit thonë se zvarritjet e tilla janë shqetësuese për vendin, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ndonëse krerët institucionalë në Kosovë ishin zotuar se rekomandimi i Komisionit Evropian (KE) për vizat do të publikohej gjatë fundit të muajit qershor ose gjatë javës së parë të korrikut, një gjë e tillë nuk ka ndodhur ende.

Përkundrazi, janë bërë tashmë dy muaj prejse ekspertët e KE-së kishin ardhur në Kosovë për të mbledhur fakte rreth përmbushjes së kriterit të fundit për liberalizim, luftës ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Uji Dea

Përderisa zyrtarë të KE-së i kanë thënë gazetës “Zëri” se vlerësimi rreth kësaj çështjeje është duke vazhduar akoma, ministrja e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha ka deklaruar se raporti i KE-së do të publikohet para pushimeve verore.

Por, të shqetësuar për këtë zvarritje janë shprehur ekspertët e procesit të integrimit, të cilët kanë vlerësuar se mospublikimi i rekomandimit deri më tani paraqet një lajm aspak të mirë për Kosovën.

Sipas tyre, Komisioni Evropian është dashur që këtë raport ta publikonte më së largu deri më 2 ose më 3 korrik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.