Eko Higjiena

Zvarritja e qeverisë së re i kushton qindra miliona shtetit

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Mbajtja e zgjedhjeve nacionale dhe situata e paqartë politike kanë lënë pezull formimin e institucioneve të reja dhe tranzicionin e pushtetit. Në këtë situatë më së shumti po duket se po e pëson buxheti i vendit. Analistë të ekonomisë, përfaqësues të bizneseve dhe të shoqatave, po ankohen se bartësit e kontrabandës po përpiqen me të madhe që ta shfrytëzojnë këtë periudhë tranzicionale.

Për mafio-oligarkët e pushtetit dhe kontrabandistët tranzicioni i qeverive dhe kalendari elektoral po u shërben me të madhe për të rritur evazionin fiskal dhe kontrabandën me çka në fakt, duke dëmtuar edhe buxhetin e shtetit.

Ekspertët shpresojnë se Administrata Tatimore dhe ajo Doganore do të jenë në nivel të detyrës, duke kompensuar këtë vakum institucional, që mund të krijohet me angazhime shtesë. Këshilla e tyre është krijimi i një administrate të depolitizuar dhe të pavarur nga ndryshimet qeveritare. Analistët thonë se sa më shumë që të zhagitet formimi i qeverisë së re, humbjet në buxhetin e shtetit do të jenë dukshëm më të mëdha. Ata vlerësojnë se ky tranzicion i pushteteve do t’i kushtojë arkës së shtetit disa qindra miliona euro, që pritet të shkojnë në xhepat e atyre bizneseve të pista, që bëjnë evazion fiskal dhe kontrabandë.

Autoritetet të rrisin vigjilencën

Eksperti i fushës së financave, Milazim Abazi, për gazetën “Kosova Sot” tha se bartësit e kontrabandës dhe informalitetit përpiqen që ta shfrytëzojnë çdo moment amullie dhe tranzicioni të pushtetit për të realizuar qëllimet e tyre. Por, ai shpreson se Administrata Tatimore dhe ajo Doganore do të jenë në nivel të detyrës, duke kompensuar me angazhim shtesë, çdo vakum institucional që mund të krijohet. Sipas Abazit, krijimi i një administrate të depolitizuar dhe të pavarur nga ndryshimet qeveritare duhet që të jetë një nga synimet prioritare të qeverisë së ardhshme.

Ndërsa ekonomisti Dardan Grapci thotë për “Kosova Sot” se tranzicionin e qeverive po e shfrytëzojnë mafio-oligarkët e pushtetit dhe kontrabandistët, të cilët po vazhdojnë të papenguar nga askush me evazionin dhe kontrabandën e tyre. “Rritja e dëmit që po i bëhet buxhetit të shtetit është ndonjëherë në ulje dhe ngritje, por mesatarisht shuma është nga 1-2 miliardë euro gjatë një viti, kurse vetëm Serbinë po e pasurojmë për 1 miliard euro”, u shpreh ai për “Kosova Sot”.

Mobi Casa

Kontrabandistët shfrytëzojnë amullinë institucionale

Nënkryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Ramadan Maloku, tha për gazetën “Kosova Sot” se për situatën e tanishme vlen thënia popullore se “Ujku don mjegull”. “Kjo, ngase i ligu dhe i pabesi e shfrytëzojnë çdo zbrazëti dhe vakuum institucional për të arritur te qëllimet e veta”, u shpreh ai. “Edhe tash kur Kosova gjendet në këtë situatë të amullisë institucionale deri në themelimin e Qeverisë së re, më së tepërmi situata e brishtë po u shkon për shtati bartësve të kontrabandës dhe informalitetit sidomos atyre në Veri të vendit, por edhe në pjesë të tjera të vendit”, theksoi Maloku. “Kjo po ndodh, ngase ata janë të lidhur me pushtetarët në tranzicion, dhe së këndejmi ata po përpiqen që ta shfrytëzojnë pranim dorëzimin e pushteteve për të realizuar qëllimet e tyre të pista të kontrabandës dhe evazionit fiskal”, vlerëson ai.

Maloku thotë se sa më shumë që të zhagitet formimi i qeverisë së re, humbjet në buxhetin e shtetit do të jenë dukshëm më të mëdha. “Ky tranzicion kam frikën se do t’i kushtojë arkës së shtetit disa qindra miliona euro, që pritet të shkojnë në xhepat e atyre bizneseve të pista, që bëjnë evazion fiskal dhe kontrabandë dhe që janë të lidhur me të gjitha garniturat e pushtetarëve”, potencoi Maloku.

Mafio-oligarkët kontrollojnë gjithçka

Eksperti i financave, Xhevat Meha, tha për gazetën “Kosova Sot” se nuk ka fije dyshimi se mafio-oligarkët e pushtetit dhe kontrabandistët po e shfrytëzojnë tranzicionin e qeverive dhe kalendarin elektoral, duke e lënë nën hije ekonominë, evazionin dhe kontrabandën dhe kësisoj ata me veprimet e tyre mafioze, duke kontribuar me të madhe në rritje të dëmit që po i bëhet buxhetit të shtetit. “Oligarkia ekziston në Kosovë, dhe kjo nuk vihet në dyshim për disa fakte. Sepse janë pothuajse 20 vjet që pushtetin e mbajnë pothuaj të njëjtët individë”, u shpreh ai.

Meha tha se kjo jetëgjatësi e pushtetit të të njëjtëve individë është dëshmi e lidhjes dhe fuqizimit të tyre përmes krimit të organizuar. Kur ekziston lidhja e krerëve politikë me biznese, përmes veprimeve kriminale, oligarkia është forma më e përshtatshme e mbajtjeve të këtyre lidhjeve dhe krijimit të përfitimeve maksimale”, theksoi ai. “Ka mbi 10 vite rresht që institucionet e jashtme, që konsiderohen si të pavarura nga ndikimet e brendshme, prodhojnë raporte në të cilat paraqitet shkallë e lartë e korrupsionit dhe krimit të organizuar, si dhe shkallë shumë e ulët e zbatimit të ligjit”, potencoi analisti Meha. “Kur kjo gjendje zgjat kaq shumë vite, sigurisht se vërtet krerët politikë janë thellë të lidhur me krimin e organizuar dhe korrupsionin”, vijoi më tutje ai. /kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.