FITORJA

Zvarritja e krijimit të institucioneve brengos banorët e Karaqevës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Mos krijimi i institucioneve qendrore të Kosovës po reflektohet negativisht edhe ta pasiguria e banorëve të Karaqevës. Selver Lenjani përfaqësues i fshatit thotë për rajonipress se kur shteti nuk i ka mekanizmat kryesor funksional atëherë edhe xhandarmëria serbe dhe policia serbe e kanë më të lehtë të provokojnë banorët e brezit kufitar.

Banorët e Karaqevës ndihen të brengosur me mos funksionimin e organeve kryesore qendrore, meqë këto vonesa ndikojnë negativisht edhe tek ata banorë që kanë vendosur të qëndrojnë përballë tytave të xhandarmërisë serbe raporton rajonipress.

Selver Lenjani përfaqësues i fshatit Karaqevë thotë për rajonipress se banorët e brezit kufitarë me të drejtë ndihen të pasigurt për shkak të vonesave në krijimin e institucioneve qendrore.

ARKATANA

Lenjani tha se edhe mërgimtarët këtë vit kanë pasur një qëndrim të pasigurt pasiqë tërë kohën xhandarmëria serbe ka patrulluar përgjatë kontestit kufitar. “Ne kemi pritur që do të konsolidohen institucionet qendrore dhe menjëherë do të fillojnë negociatat ndërshtetërore për kontestin kufitar në Karaqevë. Kjo vonesë do të jetë e dëmshme për fatin e Karaqevës e cila ka vite të tëra që kërkon drejtësi dhe kërkon vendosje të drejtë të dilemave kufitare” shprehet Lenjani.

Lenjani mendon se ai personalisht dhe i tërë brezi kufitar duke përfshirë edhe lagjen e Zahirajve kanë bërë të pamundurën për të sensibilizuar çështjen e vijës kufitare, por as letrat e shumta, as reagimet e panumërta e as premtimet e liderëve shtetëror nuk e zgjidhën problemin e Karaqevës.

Megjithatë Lenjani është i bindur se Serbia gjithsesi do të kërkojë bisedime për kontestin kufitar pasiqë as xhandarmëria serb nuk është e sigurt të patrullojë përgjatë tokës shqiptare në Karaqevës. “Ne kemi kërkuar praninë e policisë kufitare, por ajo e ka të ndaluar të patrullojë pikërisht në vendin ku ne mendojmë se qindra hektar tokë janë pjesë e pandashme e Kosovës” tha Lenjani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.