Mobi Casa

Zvarritet funksionalizimi i Ligjit për investimet strategjike

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që në fillim të këtij viti e hodhi poshtë ankesën e një grupi të deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës, të cilët e kundërshtuan Ligjin për investime strategjike, i njëjti pas nënshkrimit të presidentit që e bëri në fillim të muajit shkurt të këtij viti tashmë ka hyrë në fuqi.

MTI-ja nuk jep asnjë të dhënë se deri ku ka mbërritur hartimi i akteve nënligjore,shkruan gazeta Kosova Sot.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, që në fillim të këtij viti e hodhi poshtë ankesën e një grupi të deputetëve serbë të Kuvendit të Kosovës, të cilët e kundërshtuan Ligjin për investime strategjike, i njëjti pas nënshkrimit të presidentit që e bëri në fillim të muajit shkurt të këtij viti tashmë ka hyrë në fuqi. Ligji për investime strategjike në kohën kur ishte miratuar në Kuvendin e Kosovës ishte kundërshtuar nga përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, sepse kryetarët e katër komunave veriore vlerësonin se ligji nuk është harmonizuar me autoritetet lokale. Por, pavarësisht tejkalimit të kontesteve politike, ende nuk po shihen efektet e këtij ligji në praktikë. Ekspertët e ekonomisë, përfaqësues të bizneseve në Kosovë, shoqëria civile dhe deputetë të opozitës kritikuan MTI-në dhe Qeverinë e Kosovës se zbatimi i Ligjit për investime strategjike po ecën shumë ngadalë. Ata janë të mendimit se MTI-ja po zhagitet së tepërmi që të nxjerrë Rregulloret dhe Udhëzimet Administrative që e mundësojnë funksionalizimin sa më të shpejtë të Ligjit për investime strategjike. Përkundër këtyre vërejtjeve, të gjithë pajtohen se Ligji për investime strategjike hap një perspektivë të re për zhvillimin ekonomik të Kosovës.

Mungesë e thellë transparence në Qeveri

përfituar qoftë edhe një investitor nga Ligji për investime strategjike nga fakti se Qeveria e Kosovës po i shkon tepër ngadalë zbatimit të këtij ligjit. Nuk ka të dhëna nga MTI-ja se a janë nxjerrë Rregulloret përcjellëse dhe Udhëzimet Administrative përkatëse që e funksionalizojnë një ligj të tillë. Me gjithë pyetjet e bëra në adresë të drejtuesve të MTI-së, zyrtarët e tyre nuk kanë dhënë përgjigje në pyetjet paraprake për Rregulloret dhe Udhëzimet Administrative, por as edhe në pyetjen se çfarë interesimi kanë pasur deri më tash pas miratimit të këtij ligjit nga bizneset përkatësisht se a janë identifikuar nga Qeveria pronat që do t’u ofrohen investitorëve potencialë. Më herët drejtues të Qeverisë kanë thënë se me anë të këtij ligji, do të arrijnë të tërheqin investitorë seriozë, por kemi hyrë në mars dhe ende nuk ka asnjë informacion për të interesuar potencialë.

Eco Higjiena

Deputeti nga koalicioni qeverisës në Kuvendin e Kosovës, Muhamet Mustafa (LDK) tha se ky ligj tashmë ka hyrë në fuqi pas vendimi të Gjykatës Kushtetuese dhe pasi që e ka nënshkruar presidenti i vendit. “Si Komision i Kuvendit që jemi, kemi kërkuar që ndërkohë nga drejtuesit dhe ekspertët e MTI-së e të Qeverisë të bëhet përpilimi i akteve nënligjore, si janë: Rregulloret dhe Urdhëresat Administrative. Unë nuk kam ndonjë informatë të saktë, por besoj se MTI-ja është në fund të punës për kryerjen e këtyre akteve nënligjore, në mënyrë që të nisë menjëherë implementimi i këtij ligji”, është shprehur deputeti Mustafa. Ai sqaroi se Qeveria i ka disa ide sikurse që është Projekti i Kompleksit Turistik të ‘Brezovicës’, por ka edhe oferta të tjera që mund t’u ofrohen të interesuarve sikurse që është PTK-ja, procesi i privatizimit të së cilës si Ndërmarrje Publike do të shkonte në mënyrë të posaçme dhe për fatin e saj do të vendosë Kuvendi i Kosovës.

Komisioni ankohet ndaj MTI-së

Përfaqësuesit e opozitës dhe ekspertët e turizmit janë të brengosur me neglizhencën e MTI-së dhe Qeverisë në hartimin e Rregulloreve dhe Urdhëresave Administrative që e plotësojnë Ligjin për Investime të Huaja në Kosovë. Deputeti i opozitës në Kuvendin e Kosovës, Enver Hoti (Nisma për Kosovën), tha se koha po dëshmon se këta sundimtarë dhe kjo Qeveri nuk e kanë në plan të parë agjendën ekonomike të zhvillimit të vendit, por agjendën politike të Demarkacionit e të Asociacionit. “Është brengosëse mostransparenca e punës së MTIsë që nuk komunikojnë me komisionet përkatëse të Kuvendit të Kosovës. Kjo ngase Komisioni për Tregti dhe Industri nuk kanë marrën njoftime se a është bërë miratimi i akteve nënligjore përkatë- sisht i Rregulloreve dhe Urdhëresës Administrative që e plotësojnë Ligjin për investime strategjike”, është shprehur ai.

Sipas tij, transparenca e MTI-së në punën e saj dhe komunikimin me komisionet është detyrë dhe papërgjegjësi. “Kjo lë dyshime se mosmiratimi i këtyre Rregulloreve dhe Urdhëresave Administrative po zhagiten qëllimisht dhe për përfitime personale të sundimtarëve të tashëm”, ka potencuar ai. /kosova sot/