Mobi Casa

Zv.prokurori kroat jep detaje për aksidentin tragjik: Njërin prej shoferëve për një moment e ka zënë gjumi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Zëvendësprokurori komunal Slavko Pranjiq ka folur pas hetimeve të para rreth aksidentit tragjik në Kroaci të autobusit të linjës Frankfurt-Kroaci.

“Sipas fakteve të vërtetuara deri më tani, bëhet fjalë për një autobus që ka dal jashtë rrugës. Autobusi udhëtonte nga Frankfurti për në Prishtinë. Drejtuesi i autobusit u kap në vendin e ngjarjes, ndërkohë u arrestua, po ndërmerren veprime të tjera provuese për fillimin e procedimit penal”, tha fillimisht ai, shkruan Dnevnik.hr.

“Shoferi u arrestua nën dyshimin për drejtimin e automjetit në mënyrën jo të duhur, ai nuk e përdori shiritin e trafikut, duke u aksidentuar. Cilat janë arsyet për këtë, nuk mund të themi tani”, tha Pranjiq, transmeton Telegrafi.

Hidromorava

“Ai deklaroi se e zuri gjumi për një moment, por këtë do ta vërtetojmë më vonë”, shtoi Pranjiq.

Ministri kroat i Shëndetësisë, Vili Berosh ka deklaurar se në spitalin rajonal të Slavonski Brod janë pranuar rreth 45 të lënduar, ku 15 prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Ndryshe, ministri kosovar i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka udhëtuar drejt Kroacisë. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.