United Hospital

Zv.presidenti i Parlamentit Evropian: Mos jepni premtime se vizat do të hiqen shpejt

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Zëvendëspresidenti i Parlamentit Evropian, Rainer Wieland pas takimit që ka zhvilluar me kryesinë e LDK-së, ka thënë se Kosova ka ende shumë punë për të kryer sa i përket liberalizimit të vizave.

Wieland u shpreh se Parlamenti Evropian insiston që të përmbushen kriteret, ndërkaq porositi që të mos bëhen premtime se çështja e vizave do të zgjidhet shumë shpejt.

Mobi Casa

“Shumë gjëra ende duhet të kryhen , po shoh që vendi ka bërë progres dhe ne jemi të gatshëm të mbështesim vendin në gjërat të cilat duhet të kryhen. Nuk shoh ndonjë momentum që dokumenti për viza të vie në Parlamentin Evropian që të votohet. Parlamenti Evropian insiston që kushtet të plotësohen. I rekomandoj të gjithë që të mos bëjnë premtime për gjëra për liberalizimin e vizave që mund të ndodhë shumë shpejt”, ka thënë Wieland, shkruan Telegrafi.

Ndryshe, shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova gjatë ditës së djeshme nuk ka dhënë afat se kur do të hiqen vizat për Kosovën. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.