Hidromorava

Zv.kryemnistri Besnik Tahiri vizitoi Vitinë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Viti – Zëvendës kryeministri i Qeverisë së Kosovës Besnik Tahiri, ka vizituar sot komunën e Vitisë, me që rast u prit nga i pari i kësaj komune Sokol Haliti. Në këtë takim, kryetari Haliti e njoftoi zv. kryeministrin me gjendjen aktuale në këtë komunë, me theks të veçantë rreth pandemisë dhe menaxhimin e kësaj situate, duke theksuar se përkundër rasteve të përditshme, megjithatë gjendja vazhdon të jetë nën kontroll dhe e menaxhueshme.

Temë bisede ishte edhe kyçja e Vitisë në autostradën “Arber Xhaferi” në Gërlicë, ndërkaq ka shprehur shqetësimin rreth regjistrimit të popullsisë që nuk është në proporcion real me numrin aktual të banorëve e që po i kushton Vitisë, në ndarjet buxhetore.

Duke folur rreth projekteve prioritare, Haliti ka parashtruar disa kërkesa si më të domosdoshme, ndër të cilat ka potencuar renovimin e tërësishëm të objektit të vjetër të Shkollës Teknike Profesionale “Jonuz Zejnullahu”, decentralizimin e shërbimeve të hemodializës, kur dihet se komuna e Vitisë ka një numër të madh të pacientëve e që i nënshtrohen hemodializës.

Ndër kërkesat ishte edhe ajo e shqyrtimit për renovimin e objektit të stacionit policor në Viti, me qenë se ky institucion është duke u përballur me kushte të vështira për punë.

Fundamenti

Ndërkaq, zv.kryeministri i Qeverisë së Kosovës Besnik Tahiri, lidhur me kyçjen e Vitisë në autostradën Arber Xhaferi, ka thënë se kjo është e drejtë qytetare e kësaj popullate dhe kjo duhet të bëhet e duhet të fillojnë procedurat për realizim të kësaj kërkese, megjithëse janë disa pengesa pasi qeveria e kaluar ka marrë vendim për anulim dhe ritenderim.

Gjithashtu, zv.kryemnistri Tahiri u shpreh se do ti shqyrtoj të gjitha kërkesat që u parashtruan nga kryetari Haliti, dhe u zotua se do t`i shtyej ato drejt realizimit.

Ai ka përgëzuar Institucionet komunale për punën e mirë që po bëhet, si në menaxhimin e situatën epidemiologjike, por edhe në realizimin e projekteve të shumta, që kanë për qëllim mirëqenien qytetare./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.