Zuzaku: Zhvillimi ekonomik, diaspora, rinia dhe sporti janë prioritet e mia për Gjilanin

/ 7 minuta lexim

Gjilan – Kandidatura ime për kryetar të Gjilanit është pritur mirë, sidomos nga ata që ose kam bashkëpunuar në etapa të ndryshme të qeverisjes, ose e kanë përcjell dhe njihen mirë me angazhimin dhe seriozitetin tim në punë. Jemi hy në këtë garë me bindjen e fitores, sepse është vlerësim yni i përbashkët se Gjilani meriton më shumë dhe ne jemi alternativa sepse e kemi dëshmuar se mund ta bëjmë një Gjilan ndryshe. Mund të ketë skeptikë për këtë që themi, por kjo do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve pasi që ne do të pretendojmë të marrim besimin e qytetarëve të Gjilanit thotë Agim Zuzaku.

Kandidatura e Agim Zuzakut për kryetar të Gjilanit është një risi dhe befasi pozitive, meqë ai vjen nga fusha akademike, pasiqë është në prag të studimeve të doktoraturës.

Zuzaku do të mbetet arrë e fortë dhe rivali më i denjë për të marrë postin e të parit të komunës së Gjilanit. Pos që ka afinitete nga fusha intelektuale, Zuzaku është kooperues dhe komunikues i jashtëzakonshëm.

Zuzaku për rajonipress flet për synimin e tij në të ardhmen, për kandidaturën, prioritet dhe për organizimin e brendshëm të degës së AAK-së në Gjilan ku edhe mori besimin për ta udhëhequr këtë subjekt politik.

Mobi Casa

“Duke pasur parasysh rrethanat me të cilat po përballet bota, edhe Kosova, si pasojë e pandemisë Covid-19, edhe pse ka qenë vit zgjedhor në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, jemi detyruar ta shtyjmë këtë proces për shkak të respektimit të rekomandimeve nga institucionet shëndetësore. Ish-kryetari i degës së AAK-së në Gjilan, Rexhep Kadriu pati dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për shkaqe personale, ndërsa ka vazhduar ta udhëheq degën deri më tani, anipse nuk ka pasur ndonjë aktivitet të caktuar për shkaqe tanimë të njohura. Si alternativë për legjitimimin e kryetarit të ri të degës, ka qenë mbledhja e Këshillit Drejtues si organi më i lartë dhe vendimmarrës i degës, i cili me votë anonime ka zgjedhur kryetarin e ri deri në zgjedhjet e brendshme të rregullta që aktualisht nuk dihet se kur do të ndodhin, ndërsa zyrtarisht jam nominuar kandidat për kryetar të Komunës së Gjilanit nga kreu i partisë, Ramush Haradinaj, natyrisht, me përkrahjen e plotë dhe të parezervë të degës në Gjilan” shprehet Zuzaku.

Zuzaku tha se sikurse në çdo segment të jetës shoqërore e institucionale në vend, pandemia ka ndikuar edhe në organizimin e partisë. Me të marrë detyrën si kryetar dege, kam analizuar në detaje gjendjen ekzistuese. “Meqë isha pjesë e strukturës udhëheqëse edhe paraprakisht për disa mandate, konsideroj se partia ka strukturë të mirëfilltë, organizim të degëve dhe qëndron stabile në terren. Tani jam duke u angazhuar intensivisht që Këshillit Drejtues të degës t`i paraqes ekipin tim me të cilin do të udhëheqim në këtë mandat, si dhe atë me të cilin do të hyjmë në zgjedhje komunale. Synim i imi është që kryesinë e re ta bëjë me njerëz profesional dhe të cilët kanë një eksperiencë dhe energji për të bërë ndryshime në parti dhe që pretendojnë të ndryshojnë mendimin për partitë e vogla” ka shtuar Zuzaku.

Zuzaku tha se në këto pak ditë pas marrjes së detyrës, ka takuar shumë qytetarë, profesionistë të lëmive të ndryshme e që janë emra të respektuar në komunën tonë. “Kandidatura ime për kryetar të Gjilanit është pritur mirë, sidomos nga ata që ose kam bashkëpunuar në etapa të ndryshme të qeverisjes, ose e kanë përcjell dhe njihen mirë me angazhimin dhe seriozitetin tim në punë. Jemi hy në këtë garë me bindjen e fitores, sepse është vlerësim yni i përbashkët se Gjilani meriton më shumë dhe ne jemi alternativa sepse e kemi dëshmuar se mund ta bëjmë një Gjilan ndryshe. Mund të ketë skeptikë për këtë që themi, por kjo do të jetë befasia e këtyre zgjedhjeve pasi që ne do të pretendojmë të marrim besimin e qytetarëve të Gjilanit. Gjatë qeverisjes time do t`i kem dy prioritete kryesore: Zhvillimi ekonomik i Gjilanit, rinia dhe sporti. Komuna e Gjilanit ka një përvojë të madhe në sektorin e industrisë së drurit dhe industrisë së tekstilit. Prandaj një nga mundësitë më të mira për t`i zhvilluar këto dy sektorë, është krijimi i kushteve për investime në këta dy sektorë. Zhvillimi ekonomik lokal duke u bazuar në përvojën e mëhershme, duhet krijuar kushte për industrinë e drurit, industrinë e tekstilit dhe krijimin e kushteve për sektorin e turizmit duke menduar për tërheqjen e diasporës për të ardhur për ti kaluar pushimet në vendlindje. Këto janë tre sektorët bazë për zhvillimin ekonomik të komunës së Gjilanit” mendon Zuzaku.

Zuzaku tha se prioriteti i dytë i tij është rinia dhe sporti, prioritet i cili është i lidhur njëri me tjetrin. “Rinia e komunës së Gjilanit nuk vuan për para për të dale dhe për tu argëtuar, pasi që këto ose i siguron përmes punës ose nga të afërmit të cilët punojnë në diasporë. Rinia e Gjilanit vuan për të pasur një jetë aktive për tu kyçur në aktivitete shoqërore dhe për punësim, ju mungon socializimi. Viteve të fundit ju është dhënë rëndësi vetëm sporteve kolektive, ndërsa sportet individuale kanë ngecur. Ne do ti trajtojmë të gjitha sportet njësoj, duke rritur subvencionet për klubet sportive dhe duke gjetur një mundësi që të gjithë trajnerët e klubeve publike ti trajtojmë në mënyrë ekuivalente me një arsimtar të shkollave të mesme. Harmonizimi i resurseve njerëzore me kapitalin e diasporës do të na dërgojë drejt një zhvillimi ekonomik, që do të na rrisë mirëqenien sociale dhe do të na krijoj kushte më të mira për jetesë. Zhvillimi ekonomik lokal më së paku ka të bëjë me ekonominë. Pasi që baza e zhvillimit ekonomik qëndron te arsimi. Ne do ti japim një rëndësi të veçantë sistemit dual të arsimit, ku për shkollat profesionale do të krijojmë kushte të veçanta për të prodhuar kuadro të nevojshme për tregun. Në bazë të hulumtimeve tona në komunën tone papunësia është shumë e madhe, ndërsa punëtorë nuk ka. Ekziston një disharmoni në mes të kërkesës dhe ofertës për punë. Ne këtë disharmoni përmes një planifikimi dhe organizimi duke investuar dhe promovuar shkollat profesionale do të arrijmë që të krijomë kushte për të hapur vende të reja të punës dhe për tu punësuar të gjithë ata që janë të kualifikuar” tha në fund Zuzaku./rajonipress/