Zurichu i kthehet fitores falë dyshes shqiptare, Kololli e Domgjoni shënojnë ndaj Luzernit
Zurichu ka fituar në udhëtin te Luzerni me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të të Superligës së Zvicrës.
Java e 13-të në Zvicër ia ka sjell një fitore të madhe ekipit të Zurichut, të cilët kanë fituar thellë në udhëtim te Luzerni.
Në këtë fitore patën gisht edhe futbollistët me prejardhje shqiptare, të cilët e shënuan vetën në listën e golashënuesve.
I pari ishte mesfushori Toni Domgjoni, i cili shënoi pas vetëm pesë minutave lojë për epërsinë e skuadrës së tij 1-0.
Gol të rëndësishëm shënoi edhe ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli që gjeti rrjetën në minutën e 70-të për epërsinë 3-1.
Përveç golit, Kololli u shkrua edhe si asistues pasi ndihmoi bashkëlojtarin e tij Antonio Marchesano (73′) për epërsinë 4-1.
Kololli po tregon formë të lartë këtë sezon
Pas këtyre golave, Kololli arrin në shifrën e pesë të tillëve të shënuar, ndërsa për Domgjonin ishte goli i parë këtë sezon në Superligën e Zvicrës.
Me këtë fitore, Zurichu ngjitet në pozitën e tretë me 20 pikë të tubuara. /Telegrafi/
Mbretëresha Adelinë në fron, që nuk arrin askush ta rrëzon (Foto)
Në skenën e muzikës shqiptare, ndër vite ka pasur prurje të këngëtarëve të të gjitha zhanreve, megjithatë asnjëri nga ta nuk ka ka arritur ta prek shkëlqimin e Mbretëreshës së muzikës shqipe Adelina Ismaili, shkruan gazeta “Kosova Sot Online”.
Dashuria e publikut nuk blihet me para, aq më pak me klikime, por ajo fitohet përmes artit të mirëfilltë, personalitetit unik që Adelinen përherë e ka veçuar nga “konkurentet” e saja, të cilat ndër vite janë munduar “poshtë e përpjetë” për ta kopjuar.
Por origjinali mbetet origjinal, dhe Mbretëreshen Adelinë nga froni i muzikës shqipe, nuk ka shanca asnjëri ta rrëzon.Gëzuar!
“Pastërtia si forma më e lartë e artit”, ka shkruar Adelina.


