Eko Higjiena

Zurich interesohet për Kryeziun

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Hekuran Kryeziu do të largohet nga Luzerni në fund të këtij edicioni.

Mesfushori nga Kosova është njëri nga futbollistët më të mirë aktualisht që ka kampionati zviceran.

Gjilanasi do të largohet nga Luzerni në fund të këtij edicioni pasi i skadon kontrata me klubin bardh e kaltër.

Edhe pse Luzerni i ka ofruar kontratë të re, ende nuk ka asgjë të re nëse do të nënshkruhet një marrëveshje tjetër mes palëve ose jo.

Për Kryeziun tani po interesohet skuadra e madhe zvicerane Zurich.

Fundamenti

Finalistët e Kupës së Zvicrës kanë shprehur interesim për ta blinduar mesfushën e tyre me transferimin e Kryeziut.

Sipas medieve zvicerane, Zurich e ka prioritet transferimin e Hekuranit gjatë afatit kalimtar veror.

Por vështirë të ndodhë një gjë e tillë pasi për lojtarin ka pasur interesime edhe nga kampionati gjerman dhe ai italian.

25-vjeçari ka luajtur në 28 takime këtë edicion në Superligën e Zvicrës ku ka asistuar në tre gola. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.