United Hospital

ZRRE-ja merr masa ndaj KEDS-it për ndërprerjet e rrymës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë(ZRRE) ka vendosur që të marrë masa për t’ia ndaluar KEDS-it ndërprerjet e energjisë që ua bën kjo e fundit konsumatorëve kosovare.

“Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) ka shqyrtuar të gjeturat nga verifikimi i ndërprerjeve të planifikuara të energjisë nga KEDS-i. Verifikimi fillestar i parregullsive të prezantuara nga Komisioni i ZRRE-së ka krijuar bazë të mjaftueshme për Bordin e ZRRE-së që të reagojë ndaj të gjithë procesit të mirëmbajtjes së planifikuar. Lidhur me këtë, Bordi i ZRRE-së ka ndaluar përkohësisht ndërprerjet e furnizimit me energji elektrike për qëllim të mirëmbajtjeve të planifikuara nga Operatori i Rrjetit të Shpërndarjes (KEDS), përpos mirëmbajtjeve të domosdoshme të cilat mund të rrezikojnë sigurinë e furnizimit me energji elektrike”, thuhet në njoftimin e ZREE-së.

Buzhala: Së shpejti stabilizohet furnizimi me rrymë

FIDANISHTJA

Në anën tjetër, Viktor Buzhala, zëdhënës në KEDS, ka thënë se po shqyrtohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin që paraqitet e nevojshme.

Sipas tij, së shpejti pritet që të rregullohet gjendja e furnizimit me energji elektrike.
”Jo, nuk ka reduktime. KEDS, në kuadër të investimeve është duke bërë revizionimin e plotë të tensionit të mesëm të Rrjetit Distributiv. Po shqyrtohen një nga një të gjithë largpërçuesit dhe po intervenohet në secilin ku paraqitet e nevojshme./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.