KKVITI

ZRRE ‘gostiti’ jashtëligjshëm zyrtarët e saj me darka në Bruksel

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Institucioni që rregullon sistemin e energjisë elektrike në vend, nuk ka kursyer shpenzimet në udhëtime zyrtare dhe në ato të telefonisë. Madje këto shpenzime, sipas raportit të Auditorit të Përgjithshëm, janë bërë pa ndonjë kontratë paraprake nga ana e Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), që do të siguronte menaxhim më efikas të mjeteve.

“Sipas të dhënave të Thesarit, shpenzimet vjetore për vitin 2013 për bileta të udhëtimeve zyrtare ishin 18,434 euro, ndërsa shpenzimet e telefonisë mobile kapin vlerën prej 10,045 euro. Gjatë testimeve vërejtëm se këto shpenzimeve janë realizuar pa kontratë”, thuhet në raport. Lidhur me këtë çështje auditori vlerëson se furnizimi me bileta dhe me mbushje të telefonave mobilë pa kontratë rritë rrezikun që të paguhen çmime më të larta në raport më çmimet reale të tregut.

RCCOLA

Auditori rekomandon kryesuesin e bordit se duhet të sigurojë që shërbimet telefonike dhe të biletave janë zhvilluar me procedura të prokurimit, pasi kjo siguron shërbime cilësore dhe kosto më të ulët. Auditori po ashtu në këtë institucion ka vërejtur parregullsi në procedurat e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit, duke shpenzuar për darka…(Tribuna).