Zotohet Agron Mustafa: Nuk lejoj të falimentojë Telekomi i Kosovës
Drejtori gjeneral i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa ka thënë se nuk do të lejojë që Telekomi i Kosovës të falimentojë.
Postimi i plotë i tij në “Facebook”:
Dua t’i sigurojë të gjithë, që unë dhe stafi im nuk do të lejojmë që Telekomi i Kosovës të falimentojë.
Do t’kemi sfida në ditët, javët, poashtu edhe muajt në vazhdim, por së bashku dhe me përkrahjen e të gjithë stafit, do t’i tejkalojme.


