Fundamenti

Zotimi i Veselit: Nga dhjetori qytetarët lëvizin pa viza

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka ritheksuar se Demarkacioni do të ratifikohet këtë të mërkure.

Ai ka shtuar se ka një reflektim nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, dhe janë në bisedime me Listën Serbe.

“Kemi reflektim nga Lëvizja Vetëvendosje, për votimin e demarkacionit. Në të njëjtën kohë kemi kontakte intensive me Listën Serbe. Shumë jam optimist se ditën e mërkurë do të arrijmë që bashkarisht ta votojmë për marrëveshjen që e presin qytetarët”, ka thënë Veseli.

UBT

Në një intervistë për Klan Kosova, ai ka theksuar se qytetarët do të mund të udhëtojnë lirshëm që nga dhjetori i këtij viti.

“Unë pres që të ketë shumë vlefshmëri ratifikimi i marrëveshjes, në të njëjtën kohë progresi në sundimin e ligjit dhe jam shumë i sigurt se që nga pjesa e dhjetorit të këtij viti lëvizja e lirë e qytetarëve tonë do të ndodhë”, ka përfunduar Veseli./ Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.