Zotimi i PDK-së për zhvillimin ekonomik në Gjilan

PDK mbështetet te fryma e nismës së tregut të lirë dhe bizneseve private, por edhe tek kujdesi për grupet e margjinalizuara e të drejtat sociale, si dhe solidaritetin, që bashkërisht sjellin mirëqenie për të gjithë. Pra, synojmë një model ekonomik që përshpejton barazinë për të gjithë qytetarët, me qëllim kalimin nga varfëria drejt zhvillimit.

Ne marrim parasysh që burimet potenciale të zhvillimit ekonomik janë:
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme
Ndërmarrjet individuale/qendrat e inovacionit
Investitorët lokalë e të huaj
Investitorët nga mërgata e Gjilanit
Projektet publike
Grantet e Bashkimit Evropian dhe aplikimet në projektet e rëndësishme evropiane me bazë ruajtjen e mjedisit.

Pikat themelore të platformës së zhvillimit ekonomik targetohen direkt nga këto burime të lartpërmendura të zhvillimit dhe rritjes ekonomike. Atëherë, në vijim po paraqesim listën e ndërhyrjeve potenciale të qeverisjes komunale për të stimuluar dhe nxitur zhvillimin ekonomik lokal:
Krijimi i zonave industriale me infrastrukturë përcjellëse.
Ofrimi i pronave publike për investitorët pontecialë.
Krijimi i qendrave të inovacionit të përkrahura nga komuna dhe të bashkëkoordinuara
me ministritë përkatëse.
Bashkërendimi me nivelin qendror për infrastrukturën në zonat rurale, për
implementimin e planit të zhvillimit rural.
Infrastruktura.
Ujitja.
Rrjeti bashkëkohor i energjisë dhe internetit.
Shërbimet këshillimore – marketingu dhe shitja.
Kyçja e OJQ-ve në zhvillimin lokal.
Projektet e PPP-së – njësia e zhvillimit të biznesit do të ketë rol kyç duke hartuar
projekte me një normë më të lartë të kthimit për qytetarët. Për të gjitha projektet do të duhej kërkuar mundësitë e bashkëfinancimit me sektorin privat, vendor, të diasporës si dhe të huaj.
Zonat industriale për investitorët e huaj: Bizneset e drejtuara nga të rinjët inovatorë, si dhe gratë ndërmarrëse, të ndihmohen me të gjitha mjetet në dispozicion të Komunës së Gjilanit

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS