Zotimi i Lutës: Do ta kemi një Administratë profesionale dhe të përgjegjshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Lutfi Haziri për rajonipress ka thënë se administrata e ardhshme do të jetë më funksionale, më profesionale dhe më e përgjegjshme. Do ta kemi një administratë me energji shumë pozitive për qytetarin, dhe me frymë evropiane. Haziri tha se për secilin drejtor do të ketë vlerësime dhe rivlerësime për punën që kanë bërë.

Pasi është inauguruar dhe ka dhënë betimin si kryetar komune edhe për një mandat qeverisës, Lutfi Haziri tani ka një sfidë shumë serioze para vetës, për të zgjedhur ekipin e tij menaxhues, drejtorët e rinj dhe funksionalizimin e administratës komunale.

Haziri tha për rajonipress se do ta krijojë një ekip menaxhimi që synim kryesor ka ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët. “Ju sigurojë se administrata e ardhshme do të jetë më funksionale, më profesionale dhe më e përgjegjshme. Do ta kemi një administratë me energji shumë pozitive për qytetarin dhe me frymë evropiane”.

Hidromorava

Haziri tha se për secilin drejtor do të ketë vlerësime dhe rivlerësime për punën që kanë bërë. “Realisht asnjë drejtor i tanishëm nuk do të vazhdojë tutje, pa e pasur një pasqyrë dhe një vlerësim për performancën e treguar. Aty ku ka pasur ngecje, aty ku ka pasur vërejtje, ne do të intervenojmë dhe do i përmirësojmë” shtoj Haziri.

Haziri thotë se drejtorët e rinj duhet të jenë shumë më angazhues sepse vetëm kështu mund ta arrijmë synimin tonë për të shërbyer me nder dhe në mënyrë profesionale për qytetarin./rajonipress/