UBT

Zotimi i Leonorës: PDK do ta sjellë ndryshimin që i nevojitet qytetarëve dhe Komunës së Gjilanit!

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, u takuam me veteranët e Partisë Demokratike, ku diskutuam për planin qeverisës në Komunën e Gjilanit ka shkruar Leonora Morina Bunjaku.

Unë e falënderova liderin e partisë për vizitën dhe përkrahjen e jashtëzakonshme deri më tani, teksa u zotuam se së bashku do t’ia dalim për fitoren madhështore që na pret më 17 tetor.

Fundamenti

Partia Demokratike do ta sjellë ndryshimin që i nevojitet qytetarëve dhe Komunës së Gjilanit!
#LeonorapërGjilanin
#PDK177