Fundamenti

Zoti Gent Cakaj për cilin “Super lajm” po flisni?!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Nga Bilall Maliqi – z. Gent Cakaj, jo të gjithë krerët e politikës së Luginës janë nënshkruese të këtij dokumenti kapitullues! Përjashto PDSH-në, ajo është kundër daljes në zgjedhje parlamentare, e as nuk është nënshkruese e kësaj marrëveshjeje për të dale në këto zgjedhje, në atë parlament ku mohohen të drejtat kolektive të shqiptarëve të Luginës!

z. Gent Cakaj, për juve është “super lajm”, ndërsa për neve shqiptarëve është një pohim dhe një rrugë e hapur që edhe më tej të luhet me fatin e shqiptarëve.

z. Genbt Cakaj, nuk na lejohet përdorimi i flamurit, tekstet mësimore nga Shqipëria e as nga Kosova nuk na lejohen, punësime në bazë të strukturës nacionale nuk na lejohen, shlyerjet nga regjistrat civil po marrin hov me të madhe, diplomat e të rinjve tanë të fituara në fakultetet e Kosovës nuk njihen etj.

United Hospital

z. Gent Cakaj, është lehtë të manipulohet me politikanët e manipuluar për arritje të poenave tuaj politik, të atyre që nënshkruan kundër vullnetit të popullatës autoktone shqiptare.

Me këtë, tani vie në pikëpyetje edhe Referendumi i 1 dhe 2 marsit 1992 dhe gjithçka që është arritur në të mirë të shqiptarëve.

z. Gent Cakaj, për juve ka mundur të jetë “ super lajm”, kur kishit arritur të bëni trysni në Serbinë për të drejtat e mohuara të shqiptarëve.
Për më shumë, ju është dashur të thirrni për bojkot, siç ka thirr shumë herë Serbia për politikanët serbë nga Veriu i Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.