ARKATANA

Zotëria i jashtëligjshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Presidentja Atifete Jahjaga nuk ka kurorë me Astrit Kuçin, çka sipas ligjit, i pamundësohet atij shfrytëzimi i kompetencave dhe privilegjeve të “Zotërisë së Parë”.

Përkundër kësaj, njeriu me të cilin bashkëjeton Presidentja posedon pasaportë diplomatike dhe merr pjesë në takime të rëndësishme që zhvillon Shefja e Shtetit. Madje, në New York ai shkoi me paratë e taksapaguesve kosovarë.

Astrit Kuçi ka udhëtuar në New York me paratë e taksapaguesve kosovarë dhe me një pasaportë diplomatike në xhep.

Stomatologu nga Prishtina po merr pjesë në takimet zyrtare që po zhvillon delegacioni kosovar në margjina të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Thjesht, ai po sillet dhe po shfrytëzon çdo kompetencë dhe privilegj që, sipas ligjit, i jepet “Zotërisë së Parë”.

Por, ligjërisht ai nuk e ka këtë të drejtë.

FITORJA

Presidentja Atifete Jahjaga nuk e ka të kurorëzuar lidhjen e saj martesore me stomatologun Astrit Kuçi.

Ligji i Martesës përcakton se termi “bashkëshort/bashkëshorte” i referohet çifteve të kurorëzuar në komunë. Derisa Ligji për Protokollin e Shtetit, duke iu referuar termit “bashkëshort/bashkëshorte”, i jep kompetenca dhe privilegje burrit apo gruas së Shefit të Shtetit.

Megjithëkëtë, Presidentja Jahjaga është parë në mbrëmjen e Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në shoqërinë e bashkëshortit të saj. Po ashtu, Zyra e Presidentes ka dërguar edhe foto ku shihet Astrit Kuçi pranë Presidentes teksa kjo e fundit bisedon me diplomatin amerikan Philip Reeker.

Kjo është shkelje e Nenit 22 të Ligjit për Protokollin e Shtetit.

Aty nuk flitet për “Zotërinë e Parë”, por nënkuptohet se në rastin e Astrit Kuçit, po të kishte kurorë me Atifete Jahjagën, do të mund t’i gëzonte privilegjet e “Zonjës së Parë”.(express)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.