UBT

Zonja Margaret Rae oficere britanike viziton Policinë e Kosovës në Gjilan

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Të premten në Drejtorinë rajonale të Policisë në Gjilan ka qenë për vizitë Znj.Margaret Rae e cila këtu ka shërbyer rreth njëzet (20) vite me parë në pozita të larta në Drejtorinë rajonale të Policisë në Gjilanit e në veçanti në formësimin e gjeneratave të para të Policisë së Kosovës.

Znj.Margaret u shpreh se ndjehet krenare ajo dhe koleget e saj nga Britania e madhe dhe vendet e tjera mike që mundi i tyre po jetësohet çdo ditë nga Policia e Kosovës, duke u bërë një organizatë serioze dhe partnere e gjithë atyre që njëzet vite më parë e formuan.

Uji Dea

Me këtë rast Znj.Margaret takoi Drejtorin e Drejtorisë së Policisë në Gjilanit dhe shumë nga kolegët me të cilët ka punuar që nga ditët e para të formimit të Policisë së Kosovës./rajonipress/