Eko Higjiena

Zonja Gjylë po qanë me lot (Parodi)

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

I. Zonja Gjylë , po qanë me lot – Mu ka bërë burri robot !
Rrinë gjithë natën n’ kompjuter – Po shkruan vepra për beter !

S’ di kur han , as s’ di kur flenë –
Fort po druaj , po luan me men ?!
M’ kanë marrë t’ trembshëm fëmija n’ shtrat –
Po kujtojnë se u çua lugat ?!

II.
Zonja Gjylë , është terë e tharë –
Mu ka bërë burri lypsarë !
Derë me derë shkon e troket –
Më ndihmoni se jam poet !
-Kam një libër pa publikua –
S’ po kam pare me e botua !
N’ paç pak pare me m’ ndihmua –
Emrin n’ libër kam me ta shkrua !

Eco Higjiena

III.
Zonja Gjylë , po fluturon –
Mu ka bërë burri patron !
Darkë n’ hotel sonte po shtron –
Libër t’ ri , po promovon !
Ka thirr miq , ka thirr hakera ,
Gazetarë edhe kamera …
Në TV – do t’ del n’ “Ditar” ,
Në gazeta – n’ faqe t’ parë !

IV.
Zonja Gjylë , po flet me vibër –
M’ është bërë burri Baba Dimër !
Prej akshamit deri n’ sabah –
Po lodron me libra n’ krah !
Në qytete e nëpër fshatra ,
Po i shpërndanë librat – dhurata !
-Merrni shokë , bëni gajret ,
Se unë jam shkrimtar – poet !

Gjilan, më 26.03.2014. Demir KRASNIQI

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.