Zona “jugosllave” fundos Kosovën, forcon Serbinë
Në mungesë të institucioneve të reja, për momentin mbetet mister se a do të futet Kosova në tregun e përbashkët rajonal, që ishte një ofertë e BE-se në samitin e Triestes, por edhe e presidentit serb, duke rikthyer kështu, siç theksojnë mediet e huaja, kohën e ish-RFJS-së.
Këshilltarët antikombëtarë e mësojnë keq kryeministrin Edi Rama
Në mungesë të institucioneve të reja, për momentin mbetet mister se a do të futet Kosova në tregun e përbashkët rajonal, që ishte një ofertë e BE-se në samitin e Triestes, por edhe e presidentit serb, duke rikthyer kështu, siç theksojnë mediet e huaja, kohën e ish-RFJS-së.
Me shqetësim shihet mbështetja që po i jep krijimit të kësaj zone të lirë ekonomike e doganore Tirana zyrtare. Analistët e kësaj fushe shfaqin dyshimet e tyre se si po e shtyjnë këshilltarët kosovarë, siç është Baton Haxhiu, Shkëlzen Maliqi, etj. kryeministrin Edi Rama që të pranojë të bëhet patericë e interesave kriminale të Serbisë ende fashizoide. Analistët janë të mendimit se ky treg që e ka inicuar BE-ja, është një përfitim vetëm për mafio-oligarkinë kriminale trans-ballkanike dhe mafio-oligarkët evropianë në Bruksel, që do të bëjnë shpëlarje të miliarda eurove përmes projekteve të inkriminuara dhe larg interesave të qytetarëve të Ballkanit.
Të refuzohen nismat, që na rikthejnë nën ndikimin serb
Bankieri Milazim Abazi, për “Kosova Sot”, tha se në tema të ndjeshme siç është edhe tentimi i krijimit të një tregu të përbashkët, që do të përfshinte të gjitha shtetet e dala nga ish-RSFJ plus Shqipëria, Kosova duhet të lëvizë me shumë kujdes, duke i refuzuar të gjitha iniciativat që tentojnë ta rikthejnë ndikimin serb. Ai tha se Kosova ka përvoja të hidhura, kur serbët ishin të forte, siç ishte ish-Jugosllavia, e cila faktikisht ishte një Serbi e madhe. “Kur është fjala për marrëdhëniet me Serbinë, Shqipëria duhet që të jetë vetëm në përkrahje të Kosovës dhe qëndrimeve të saj e jo të dalë para saj, duke e tejkaluar Kosovën, siç ka vepruar deri më tash”, vlerëson analisti Abazi. Ai është i mendimit se ata që e kanë këshilluar Edi Ramën deri më tash në raport me Serbinë e kanë këshilluar gabimisht dhe në dëm të Kosovës dhe rrjedhimisht në dëm të të gjithë shqiptarëve. “Sjelljet e Edi Ramës në raport me Serbinë kanë qenë vetëm një folklor dhe mashtrim patriotik”, potencoi Abazi.
Liderët shqiptarë, të papërgjegjshëm
Analisti Florim Zeqa tha për “Kosova Sot” se tendenca për tregun e përbashkët ekonomik, të rikujton kohën e RSFJ-së, gjegjësisht të ndikimit ekonomik të Serbisë ndaj republikave të tjera jugosllave. “Zhytja e Kosovës në këtë lloj tregu të përbashkët ekonomik, në rrethanat e shkallës së lartë të krimit ekonomik, paraqet rrezik për të ardhmen e saj në raport me integrimet evropiane. Thënë më qartë, kjo lidhje e re ekonomike përcakton edhe kahet e zhvillimeve politike të Kosovës në raport me vendet fqinje, në veçanti përcakton rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së, pra Prishtinë-Beograd-Bruksel dhe anasjelltas”, është shprehur ai. Sipas analistit Zeqa, si herëve të kaluara, edhe kësaj radhe u vërejt qartë gatishmëria e liderëve shqiptarë në këtë takim (Rama-Mustafa), për të pranuar çdo gjë që u servohet në tavolinë pa analizuar pasojat. “Madje, kryeministri në largim i Kosovës, Isa Mustafa, kërkoi që vendtakimi i radhës i “Mini-Samitit Ballkanik” për tregtinë e përbashkët të mbahet në Kosovë. Përderisa Edi Rama prej vitesh ka pranuar të bëhet patericë e interesave hegjemoniste të Serbisë në Kosovë”, theksoi Zeqa.
arrëveshje që fuqizon produktet serbe
Eksperti i ekonomisë, Ismajl Kastrati, tha për “Kosova Sot” se ky është një proces, të cilit nuk do të mund t’i ikim. “Ne kemi rezerva ndaj kësaj iniciative se kjo iniciativë do të jetë në interes të Serbisë dhe ajo do të forcojë produktet e veta. Por, duhet që ta dimë se edhe ashtu ne i kemi pasur produktet serbe dominante në tregun tonë”, u shpreh ai. “Kjo iniciativë jo se do të mund të ndryshojë diçka, pasi që edhe CEFTA ka qenë me elemente negative për Kosovën, por shpresojmë se do të ndryshojë diçka pozitivisht, ndonëse CEFTA-n e pati nënshkruar UNMIK-u pa kurrfarë elementesh e pa kurrfarë kriteresh dhe pa asnjë kushtëzim, ndërsa kjo iniciativë ndoshta mund të jetë pak më progresive”, vijoi më tutje Kastrati. “Shpëlarje parash gjithmonë ka pasur në këto tregje porse sa do të jemi ne të gatshëm që ne ta kontrollojmë këtë treg”, u shpreh ai. Ndërsa për këshilltarët e Edi Ramës që janë nga Kosova, Kastrati tha se tashmë po dihet kaherë se në Shqipëri më shumë po vlerësohet kuadrot titistë të Kosovës sesa ata që në atë kohë kanë qenë enveristë.
Dora e zgjatur e Serbisë, në zyrën e kryeministrit të Shqipërisë
Analisti Reshat Badallaj-Zhuriani për “Kosova Sot” tha se në qoftë se Kosova futet në tregun e përbashkët ku timonin kryesor do ta marrë Serbia, kjo do të ishte vetëvrasje për Kosovën ose nisja e luftës tjetër. “Por, në këtë rast jo luftë kundër Serbisë, por luftë kundër tradhtarëve shqipfolës”, theksoi ai . “Ortaku i Baton Haxhiut, djali i kriminelit Mehmet Maliqi, familja më e urryer ndër shqiptarë e sidomos në Prizren, për krimet dhe vrasjet kundër shqiptareve, Shkëlzeni, që në vitin 1981, nga Beogradi ka dënuar më keq se serbianët demonstratat e vitit 1981, po ashtu, janë të lidhura ngushtë me familjen Haxhiu për të shkatërruar jo vetëm Kosovën, por kombin në përgjithësi janë këshilltarë të Edvin Kristaq Ramës. Pra, a po e shihni se sa dorën e gjatë e ka Serbia fashiste. Serbia nuk ndeji kurrë duarkryq, kundër Kosovës, përdori shumë metoda për të shkatërruar ekonominë e vendit dhe si ta fusë sërish Kosovën nën sqetulla dhe mu për këtë gjeti këta që do t’i bëjnë hyzmetin Serbisë që do t´i hynte në punë”, është shprehur ai. Badallaj-Zhuriani thotë se Kosova, nëse dëgjon urdhrat e këtyre tradhtarëve, spiunëve të dëshmuar të kombit do t’ia shohin sherrin me këtë treg me prapavijë shkatërruese, më keq se me armë. “Serbia fashiste dhe gjakatare, do ta shkatërroj vendin më keq se me luftë të armatosur. Është për të ardhur keq, përse banditët dhe kryebanditët e politikës së Kosovës nuk e ngrisin zërin kundër këtij rreziku”, ka potencuar ai.


