Zola i frikësohet Shaqirit
Trajneri i Cagliarit, Gianfranco Zola, ka thënë se i frikësohet superyllit kosovar të Interit, Xherdan Shaqirit.
Interi dhe Cagliari do të përballen sonte prej orës 21:00, ndërsa Shaqiri do të jetë edhe kësaj radhe titullar. Kjo gjë nuk i pëlqen shumë Zolas, i cili mendon se ai së bashku me Icardin dhe Palacion përbëjnë një treshe sulmuese të rrezikshme.
“Shaqiri së bashku me Icardin dhe Palacion janë shumë të rrezikshëm në sulm. Ata janë në formë të mirë dhe këtë e dëshmojnë golat që i kanë shënuar ndeshjeve të fundit”, tha trajneri italian. /Telegrafi/


