Hidromorava

“Zogjtë e qytetit” këndojnë para teatrit

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Në një atmosferë të ngrohtë kulturore mbrëmë në platonë e Teatrit të Qytetit në Gjilan u dha koncerti i fundvitit shkollor nga kori i fëmijëve “Zogjtë e qytetit” nën dirigjimin dhe përkujdesjen profesionale të profesorit të muzikës Burim Demiri.

Në këtë koncert përveç këngëve korale që u kënduan në grup, një numër i fëmijëve ekzekutuan pjesë të ndryshme muzikore të krijuara nga kompozitorë të famshëm botëror të muzikës serioze.

Uji Dea

Ky grup i fëmijëve ushtrimet për këtë koncert gjatë gjithë vitit i ka mbajtur në hapësirat e Drejtorisë për Rini, Kulturë dhe Sport të Gjilanit. Me këtë rast drejtori i kësaj drejtorie Veton Nevzadi që ishte i pranishëm në këtë aktivitet falënderoi në mënyrë të veçantë vendosmërinë dhe humanitetin e profesorit Burim Demiri për të edukuar dhe arsimuar një numër aq të madh të fëmijëve.

Përndryshe, është kjo një praktikë e mirë të cilën mund ta ndjekin edhe profesionistë tjerë nga profesione tjera në funksion të zgjerimit të njohurive kulturore të fëmijëve ka thënë Nevzadi./rajonipress/