Fundamenti

Zogaj: Veseli pretendon të jetë trashëgues i Hashim Thaçit në PDK

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tash e disa ditë po bënë vizita nëpër komunat e Kosovës. Ky veprim i të parit të Kuvendit nga përfaqësues të shoqërisë civile po vlerësohet si parapërgatitje e Veselit për të marrrë drejtimin e partisë si dhe eventualisht për të parë potencialin e qytetarëve në rast se vendi do të shkonte në zgjedhje të parakohshme.

Për Petrit Zogajn nga lëvizja FOL, vizitat e kryetarit të Kuvendit nëpër disa komuna nuk kanë lidhje me njoftimet që po bëhen nga Zyra për media e Kadri Veselit, se ky i fundit po del në teren për të parë nëse qytetarët e këtyre komunave kanë nevojë që ndonjë ligj të procedohet në Kuvendin e Kosovës, në të mirë të tyre.

“Realisht ajo çfarë po flitet ose çfarë janë njoftimet nga zyra e kryetarit të Kuvendit është që po bën një vizitë për të parë hallet e qytetatërëvë dhe për të prodhuar ligje ose për t`i adresuar. Ne e dimë shumë mirë që Qeveria e Kosovës është ajo që më së shumti propozon ligje në Kuvendin e Kosovës dhe nuk është Kuvendi e as nuk janë deputetet, e më së pak nuk është kryetari i Kuvendit pra kjo bie, sespe mbi 90 për qind e propozim ligjeve dhe koncepteve të dokumenteve që shkojnë në Kuvend përmes qeverisë dhe jo përmes deputetve. Kemi parë aty- këtu shumë rrallë që deputetet kanë marrë iniciativa për të pasur ligje, pra as kjo nuk është”, tha ai.

Forcimi i aturoritetit të tij nëpër komuna dhe me qytetarë, zgjedhjet evetuale të parakohshme, si dhe rruga që Hashim Thaçi ka zgjedhur deri tani, se do të bëhet president i vendit në vitin 2016, sipas Petrit Zogaj nga lëvija FOL, janë parapërgatitje se Kadri Veseli mund të marrë drejtimin e partisë.

Hidromorava

“Unë nuk e di se cili do të ishte një nënkryetar i një organizate, i një subjekti politk i një ndërmarrje private që nuk do të kishte garë mes kryetarit dhe zv/kryetarit. Në këtë rast pra do të ishte jo normale që nënkryertari të mos pretendonte që ta zë vendin e kryetarit dhe me gjas në vitin 2013 kur është mbajtur konventa e PDK-së, ka qenë një lloj pajtimi që kryetari ta pranojë zëvëndes kryetar z. Veseli me idenë e zëvendëskryetarit, por jo edhe me një titull tjetër që ka qenë deri më tash nënkryetar. Pra të jetë më i madh se një nënkryetar dhe më i vogël sesa kryetari. Ky është njëfar pozicionimi i çudtishëm i z. Veseli brenda PDK-së, por që është shenj e një ambicie të tij për të udhëhequr partinë”, tha Zogaj.

Kryetari i Kuvendit të Koosvës, përveç komunës së Obiliqit, ai ka vizituar Fushë Kosovën, Drenasin dhe Skenderajn.

Në njoftimin nga Zyra për media e kryetarit të Kuvendit thuhet se ai po i bënë këto vizita për t`u njohur nga afër me nevojat e qytetarëve të këtyre komunave, të cilat mund t`i adresojë Kuvendi, nëpërmjet ligjeve. /RTV Dukagjini-Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.