ARKATANA

Zogaj: Rrezik nga radikalizmi nëpër burgje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Imamët radikalë dhe të tjerët të dënuar, rrisin rrezikun e shtrirjes së ndikimit të tyre edhe sa janë nëpër burgje. Kjo ka bërë që të shtohet mbikëqyrja ndaj tyre nëpër burgje. Personat e dënuar për terrorizëm dhe nxitje të urrejtjes fetare vazhdojnë të jenë nën llupën e institucioneve të sigurisë edhe brenda burgjeve ku janë duke e vuajtur dënimin.

Kjo për arsye se ata vazhdojnë të konsiderohen persona të rrezikshëm edhe brenda burgjeve, sidomos në përhapjen, indoktrinimin dhe rekrutimin me ideologji ekstremiste për të burgosurit e tjerë.

Uji Dea

Në një intervistë të dhënë për “Zërin”, u.d. i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj, ka bërë të ditur se të gjithë të dënuarit apo të dyshuarit për kryerjen e veprave penale që ndërlidhen me terrorizëm e që gjenden në qendrat e paraburgimit apo duke e vuajtur dënimin në burgjet e Kosovës, janë në mbikëqyrje të këtij shërbimi 24 orë në ditë dhe çdo sjellje e tyre vazhdon të jetë në vëzhgimin e pjesëtarëve të shërbimit korrektues.

Gjatë kësaj interviste, me theks të veçantë i është kushtuar rrezikshmërisë së të dënuarve për veprat penale që kanë të bëjnë me radikalizmin e dhunshëm dhe terrorizmin, si dhe mundësisë së përhapjes së ideologjisë ekstreme nga këta persona në të burgosurit e tjerë. Zogaj e ka pohuar se mund të ketë ndonjë rast ku këta persona kanë bërë përpjekje për t’i bashkëndarë mendimet e tyre me të burgosurit e tjerë, por ato raste janë të rralla dhe se Shërbimi Korrektues i ka në vëzhgim këta persona në të gjitha aktivitetet e tyre. Ai po ashtu gjatë kësaj interviste ka folur edhe për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar ky shërbim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.